TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dugolli: Nuk jemi të interesuar për destabilizim, Serbia të mos inkurajojë grupe kriminale

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Dugolli përkujton 23-vjetorin e Masakrës në Burgun e Dubravës: Prokuroria të zgjohet nga gjumi

Enver Dugolli

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se Kosova nuk është e interesuar për destabilizim dhe po vazhdon të punojë në fushata vetëdijësuese për qytetarët serbë në Kosovë sa i përket vendimeve që lidhen me reciprocitetin.

“Ne nuk jemi të interesuar të ketë destabilizim të situatës, po bëjmë çmos që të bëjmë fushata vetëdijësuese për qytetarët serbë, pa çka ata u janë ekspozuar një sulmi dhe lajmeve të rreme me shumicë nga Serbia e Rusia, të cilët padrejtësisht e kanë keq informuar, e kanë dezorientuar opinion publik e sidomos qytetarët serbë, sepse në realitet vendimet e qeverisë së Kosovës nuk kanë të bëjnë asgjë me ato që është pretenduar, janë gënjeshtra të Serbisë e Rusisë, sepse ne vetëm po zbatojmë një vendim i cili është i vonuar 11 vite”, thotë ai.

Sipas tij, është koha që Serbia të reflektojë dhe të mos inkurajojë grupet kriminale në veri të Kosovës për veprime si ato të 31 korrikut.

“Bashkësia ndërkombëtare, miqtë tanë ndërkombëtarë, e kanë mirëpritur dhe e kanë parë të arsyeshëm vendimin e qeverisë, dhe jemi bashkë tani në shtator mbetet Serbia të reflektojë dhe të mos inkurajojë grupe e struktura kriminale e banditeske por të jetë e vëmendshme sepse nxitje të tilla mund të destabilizojnë Serbinë, Ballkanin e kështu me radhë, besoj që Serbia duhet të jetë e vëmendshme e mos të bie në këto ujëra por të drejtohet e të kontribuojë për paqe pa çka se ata deri më tani nuk kanë treguar një interesim të tillë”, shton Dugolli.

Një strategji e mirë e sigurisë, sipas Dugollit, do të ndihmonte në koordinimin më të mirë të institucioneve të Kosovës në situata të tilla.

“Kemi të bëjmë me një shtet fqinj i cili e rrezikon paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe nga ky konstatim real strategjia që do të del e mbrojtjes, strategjia e punëve të brendshme, strategjia e mbrojtjes kibernetike, sulmeve kibernetike, strategjia e energjisë e kështu me radhë, fokusohen në impaktet që do t’i ketë ky kërcënim real që vije nga Serbia por jo vetëm, sepse kërcënimet janë të ndryshme, prej atyre hibride, kibernetike, rreziqe nga zjarri, nga emergjenca të ndryshme civile e kështu me radhë”, thotë deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas miratimit në qeveri, edhe Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e ka miratuar draft-strategjinë e Sigurisë së Republikës së Kosovës 2022-2027 e cila pritet të dalë për shqyrtim dhe votim në seancë plenare në fillim të sesionit vjeshtor.

Ky dokument, sipas Dugollit, për herë të parë e identifikon si sfidë kryesore për sigurinë e vendit “pretendimin territorial të Serbisë ndaj Kosovës”.

“Strategjia si pikën kryesore të rreziqeve që ka identifikuar dhe e adreson është edhe rreziku prej kërcënimeve konvencionale dhe hibride të ndryshme nga Serbia për shkak se dihet që Serbia nuk e ka njohur Kosovën si shtet dhe në vazhdimësi ndërmerr veprime të ndryshme për të cenuar stabilitetin, paqen, sigurinë në Republikën tonë, prandaj edhe në strategji ka zënë vend kryesor në trajtimin e kësaj çështje dhe është një ndër pikat e forta kisha me thënë të strategjisë për shkak se identifikon saktë rrezikun real e potencial nga Serbia… Asnjë strategji deri më tani, ne faktikisht e kemi pasur vetëm një strategji nga viti 2011, por ka pasur draft-strategji që janë draftuar por asnjë prej tyre nuk e ka potencuar decitivisht rrezikun që vije nga Serbia”, thotë nënkryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.

Ai thotë se ky dokument do të mundësojë koordinim më të mirë të të gjitha institucioneve relevante në Kosovë dhe për herë të parë do të ketë edhe kornizën monitoruese sa i përket zbatueshmërisë.

Dugolli thekson se pas miratimit të kësaj strategjie, do të dalin edhe strategji të tjera të linjës të cilat do të identifikojnë çështje të ndryshme të cilat sipas tij janë ngritur nga opozita apo njohës të sigurisë dhe mbrojtjes.

Sipas tij, shqyrtimi dhe votimi në seancë plenare do të bëhet në mbledhjet e para në fillim të sesionit vjeshtor.

Në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ky dokument ka kaluar me votat e pesë deputetëve të partisë në pushtet ndërsa nga partitë opozitare ka marrë dy vota kundër dhe një abstenim./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Ambasada e ShBA-së në Kosovë uron qytetarët për Pashkët Ortodokse

Negociatat SHBA–Iran mbyllen pa marrëveshje

Negociatat SHBA–Iran mbyllen pa marrëveshje

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Haradinaj kujton dëshmorët e Istogut: Treguan heroizëm të vërtetë se si duhet atdheu

Të paktën 17 nxënës vdesin nga zjarri në një shkollë në Kenia

Gjendet pa shenja jete një 48-vjeçar në Mitrovicë, rasti nën hetim

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Bien çmimet e naftës në Kosovë, publikohen tarifat e reja të derivateve

Amnesty International: Mungon trajtimi i duhur për viktimat e dhunës në familje në Kosovë

Rrahën mes vete dy persona në Sekiraçë, njëri pjesëtar i policisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën