TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dugolli në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Serbia ende pa kërkimfalje për krimet në Kosovë

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
Dugolli në 27-vjetorin e ndërhyrjes së NATO-s: Serbia ende pa kërkimfalje për krimet në Kosovë

Sot mbushen 27 vjet nga fillimi i sulmeve ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake e policore të Serbisë dhe Malit të Zi.

Për këtë, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka folur për krimet e kryera nga Serbia gjatë luftës në Kosovë, duke theksuar se ato nuk janë pranuar dhe dënuar siç duhet nga shteti serb.

Ai ka deklaruar se gjatë luftës janë kryer masakra të shumta ndaj popullatës civile, ndërsa ka shtuar se edhe sot Serbia nuk është distancuar nga e kaluara e saj.

Sipas Dugollit, përkundër faktit që Kosova duhet të bashkëjetojë me Serbinë si fqinj, kërkimfalja për krimet e kryera ende nuk është në horizont.

Dugolli ka kujtuar gjithashtu përvojën e tij si i mbijetuar i masakrës së Dubravës, duke e cilësuar atë si një nga krimet më të rënda të luftës.

Ai ka theksuar se bëhej fjalë për një plan të organizuar për ekzekutimin e të burgosurve shqiptarë, të cilët sipas konventave ndërkombëtare duhej të mbroheshin.

Në këtë kontekst, ai ka vlerësuar solidaritetin mes të burgosurve politikë shqiptarë, duke e cilësuar atë si faktor kyç për mbijetesën e tyre në kushte të rënda.

“Gjatë asaj periudhe Serbia ka bërë masakra të panumërta ndaj popullatës civile dhe shkatërrimin e gjithckaje që ka qenë para tyre, e mira është që edhe kjo kishte një fund, fundi me kapitulimin e Serbisë, ne e kemi fqinjë Serbinë dhe nuk mund ta ndërrojmë, na duhet të jetojmë me këtë fqinjë të keq i cili përveq që ka ushtrua terror e gjenocid ndaj nesh ai vazhdon të ketë pretendime edhe më tutje, kërkim falja nuk është në horizont. Ne e kemi një Serbi e cila nuk distancohet nga Millosheviqi.

“Jam i mbijetuari i kësaj masakres së Dubravës, masakra e Dubravës është një ndër masakrat më të tmerrshme që ka ndodh gjatë luftës, është zbatuar një plan i përpiktë nga shteti serb për të ekzekutuar të burgosur shqiptar të cilët me të gjitha konventat ndërkombëtare do duhej të mbroheshin në rast lufte. Ajo që e pamë në fund ishte liria e Kosovës shpagim për gjitha ato vuajtje e ato mërzi të madhe që kishim. Të burgosurit politik shqiptar kanë qenë shumë solidarizues mes vete, solidarizimi që ka ndodh mes nesh ka qenë arma më e fortë që na ka mbajtë”, ka deklaruar Dugolli në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Kurse, sa i përket zhvillimeve politike aktuale, Dugolli ka thënë se çështja është në shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke shprehur shpresën për një vendim të drejtë.

Ai ka theksuar se zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk do të sillnin ndryshime të mëdha në rezultat dhe se vendi mund të përballet sërish me të njëjtën situatë.

Sipas tij, duhet të respektohen afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit dhe të shmanget shkuarja në zgjedhje të reja, të cilat i cilësoi si të panevojshme.

“Çështja është në Gjykatën Kushtetuese, unë shpresoj shumë që Kushtetuesja do të nxjerrë një vendim meritor. Ne edhe po të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme edhe pse nuk mendoj, prapë se prapë do të vijmë në këtë situatë sepse rezultati nuk mund të ndryshojë shumë, askush s’mund të pretendon që mund t’i marrë 80 deputetë. Mendoj që do të kemi afat shtesë ashtu konform që parasheh afatin 60 ditor nga momenti i fillimit për zgjedhjen e presidentit, është e padrejtë të shkohet në zgjedhje sërish sepse s’kemi nevojë”, ka theksuar ai në fund./teve1.info/

Tags: 27 vjetEnver DugolliKFORLVVnderhyrja e NATO-sTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Planifikim e pjesëmarrje në vrasjen e dyfishtë – Gjykata ia cakton paraburgimin të dyshuarit që po kërkohej nga Danimarka

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

20 ushtarë të FSK-së drejt Gazës, Maqedonci: Pa funksionalizimin e Kuvendit s’mund të realizohet misioni

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Gllogjani kujton Epopën e Dukagjinit – 28 vjet nga rënia heroike e Him Haradinaj dhe vëllezërve Mehmetaj

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Plagoset inspektori i IPK-së në Prishtinë, autoritetet: rasti s’ka lidhje me detyrën zyrtare

Komediani Bill Cosby shpallet fajtor për sulm seksual ndaj një gruaje!

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

Kurti takohet me komisionerin e OSBE-së për minoritete, thekson përgjegjësinë e serbëve lokalë për shfrytëzimin e të drejtave

Pacolli takon ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves

Pacolli takon ambasadorin britanik Jonathan Hargreaves

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën