TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dugolli: Lëvizja Vetëvendosje nuk është e përfshirë me punësimet në KEK

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dugolli: Lëvizja Vetëvendosje nuk është e përfshirë me punësimet në KEK

Sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me konkurset publike, e në këtë rast as për punësimet në KEK.

“E para që dua ta shpjegoj edhe para qytetarëve, është se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka të bëjë asgjë me konkurset publike, në këtë rrafsh me konkursin që bëhet fjalë për punësimet në KEK, kemi thënë dhe vazhdojmë të themi se konkurset nuk i kontrollon Lëvizja Vetëvendosje, përkundrazi si në të kaluarën edhe tani, ne u qëndrojmë besnik qëndrimeve tona që nuk bën askush të fitojë vende pune me përkatësi, apo duke u falënderuar përkatësisë partiake”, tha ai.

Dugolli deklaroi se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë pësuar shumë nga ky lloj diskriminimi dhe prandaj ata kanë insistuar që njerëzit të aplikojnë, mirëpo shtoi se nuk janë të përfshirë në këtë konkurs e as në konkurset tjera që janë mbajtur më herët.

“Askush më shumë se anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk e kanë pësuar këtë lloj diskriminimi që u është bërë me vite të tëra, prandaj ne jemi fokusuar që të inkurajojmë njerëzit të aplikojnë dhe meritokracia dhe barazia janë motoja jonë, dhe në asnjë mënyrë nuk jemi të përfshirë në këtë konkurs, e as në konkurset tjera. Nuk do këtu shumë mend se mund të jetë ndonjë anëtar apo simpatizant i Lëvizjes Vetëvendosje. Ndërsa Halil Thaçi është vetëm deputet i Republikës së Kosovës  dhe këtë funksion ka, është lakuar emri i tij dhe i një deputeti tjetër, kinse kanë punësuar të afërm, këtu mediat dhe njerëzit që po e zhurmojnë dhe po i japin flakë kësaj pune, është mirë që të ndërgjegjësohen dhe të mos njollosin njerëz kot së koti, për shkak se edhe deputeti Bajqinovci mbrëmë u tha se paska punësuar një vëlla, ndërsa vëllau i tij është në Kanada,  dhe me punë të përheshme atje, prandaj këto tendencat me njollosje të njerëzve dhe përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje, besoj që janë të qëllimshme nga dikush që për agjenda të ndryshme politike synojnë që të fshehin apo të lënë nën hije sukseset dhe rezultatet e Qeverisë Kurti”, u shpreh Dugolli tutje.

Dugolli tutje foli edhe për helmimin që ndodhi sot në orët e vona të mbrëmjes në Gjilan, ku u helmuan 5 nga ushtarët e Forcave të Sigurisë së Kosovës si pasojë e ushqimit të servuar.

Ai theksoi se njerëzit përgjegjës për implementimin e kontratës, dhe për mbikëqyrjen e kësaj kontrate, kanë marrë masat e duhura duke i dërguar ato në IKSHPK. Sipas tij, nëse vërtetohet se bazë i këtij lloj helmimi është ushqimi i servuar, kontraktuesi duhet të japë llogari për atë çfarë ka ndodhur. Ndërkaq për të qenë më të sigurt nesër do të ketë një pasqyrë më të qartë në lidhje me këtë çështje.

“Fatkeqësisht një gjë e tillë, sipas raportimeve por edhe kontakteve që kisha me Ministrinë e Mbrojtjes, është evidente një lloj helmimi, që me siguri bazën e ka në ushqim, për të cilën institucionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës, domethënë njerëzit përgjegjës për implementimin e kontratës, edhe për mbikqyrjen e kësaj kontrate, kanë marrë masat e duhura dhe i kanë dërguar në IKSHPK, dhe sipas njoftimeve janë alarmuar të gjitha instancat dhe besoj që nesër do ta kemi një pasqyrë më të qartë se çfarë ka ndodhur, mirëpo vlen të theksohet se kontraktuesi, nëse kjo gjë veç vërtetohet që sipas të gjitha gjasave bazë i këtij lloj helmimi është ushqimi i servuar, dhe nuk do mend që edhe kontraktuesi duhet të përgjigjet dhe të japë llogari për atë çfarë ka ndodhur, për shkak se shëndeti i ushtarëve është në radhë të parë dhe nuk guxojmë që në asnjë mënyrë të bëhemi sikur nuk ka ndodhur asgjë”, u shpreh ai.

Tags: Enver DugolliKEKVV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Një burrë gjendet i vdekur në Kllokot, rasti nën hetime

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Dogana sekuestron 50 fishekë në pikën kufitare të Hanit të Elezit

Besart Berisha emërohet trajner i Akademisë së Melbourne Victory

Besart Berisha emërohet trajner i Akademisë së Melbourne Victory

Sonte në Suharekë shfaqet komedia “Një dorëzim”

Sonte në Suharekë shfaqet komedia “Një dorëzim”

Bersant Celina flet për Kosovën, shpreson të ftohet në tetor

Bersant Celina flet për Kosovën, shpreson të ftohet në tetor

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Publikohet videoja e arratisjes së të dyshuarit për vrasjen e Charlie Kirk, vazhdon kërkimi masiv

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

Ekstradohet nga Shqipëria në Kosovë i dyshuari për grabitje

LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale

Prokuroria Speciale pas akuzave të Osmanit : Asnjë gazetar nuk është nën hetim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën