TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Dua që prilli të largohet nga kalendari”, rrëfimi i Arian Currit për torturat nga polica serbe

E mërkura e 6 prillit të vitit 1994, ishte ditë më e rëndë në jetën e Arian Currit. Kjo meqë nxënësi nga Deçani u nxor nga autobusi më të cilin po kthehej në shtëpi. Më pas, torturat që i pësoi nga policia serbe e asaj kohe, ishin të pabesueshme dhe çnjerëzore. Rrëfimi ekskluziv i të riut që iu vizatua mizorisht simboli nacionalist serb në gjoks, vjen përmes një storie të përgatitur nga gazetari Fidan Zejnullahu.

by Fidan Zejnullahu
2 muaj ago
3 0
A A

Autobusi që u nis nga Peja për në Deçan, u ndal atë pasdite.

Brenda tij, hynë tre milicë serbë.

Këta po kërkonin një nxënës nga Deçani i cili ndodhej në fund të atij autobusi.

E gjithë ngjarja ndodhi me 6 prill të vitit 1994, kur Arian Curri, po kthehej nga shkolla.

“Në ora 13:00 ka ndodh, kam hyp në autobus tek Parku i Madh në Pejë ndërsa autobusin e kanë ndal tek vendi i quajtur “Kroni i Haxhi Hutit” në dalje të Pejës. Kanë hipë tre policë dhe kanë fillua me i kërkua letërnjoftimet, normal në gjuhën serbe, unë kam qenë në fund të autobusit. Një të ri e kanë zbrit në fillim, një në mes, unë isha në fund. Kur erdhën, ma kërkuan lejen e njoftimit, ua dhashë, reagimi i tyre ishte “Ty jemi duke të kërkuar!” dhe prej aty ka filluar rrahja”, rrëfen ai.

Rrahja që filloi në autobus për nxënësin, nuk mbaroi aty.

Nga këtu, Ariani u dërgua më forcë në stacionin policor në Pejë.

“Më kujtohet shumë mirë, kanë qenë tri shkallë, korridori i gjatë, dhoma e dytë në anën e majtë. Para se me humb vetëdijen i kam numëruar 25 policë që kanë ushtruar dhunë mbi mua. 4:00 Ka qenë një karrige normale, kam qenë i lidhur në dy anët e duarve dhe gjatë gjithë kohës me kanë rrahur me shkop dhe me pjesën e pasme automatikut”, tregon Curri.

Por momenti më i rëndë për Arianin erdhi kur tre policë serbë e shtrinë përtokë.

E njëri nga ta e nxori edhe thikën.

Po të mos ekzistonte kjo fotografi si dëshmi, pak kush do ta besonte se mbi gjoksin e një nxënësi, pamëshirshëm u vizatua ky simbol famëkeq e nacionalist serb.

“Në ato momente unë isha i lidhur pas rrahjes, e panë që nuk po i pranoj fjalët e tyre me kanë shtri në dysheme, mi kanë hapur këmbët. Njëri polic u ulë në këmbën e djathtë, tjetri në të majtën i treti është ulur në bel dhe e ka nxjerr thikën. Aty mendova që jeta ime mbaroi. Ia ka nis për me pre gjoksin tim, duke e ngulur majën e thikës, tu e pre lëkuren, pastaj tu e nxjerrë thikën. Gjatë gjithë kohës ka pasur edhe rrahje. E ka pre lëkurën, e ka bërë simbolin e tyre me katër C-ja. Ja kanë nis anën e djathtë të gjoksit, sa herë që e tërheqke thikën, shpërthente gjaku”, rrëfen Curri.

Tri dekada më vonë, shenjat e torturës në trupin e Arianit ende janë të dukshme.

“Kenë dhimbjet aq të forta, saqë edhe pse kam qenë i lidhur në radiator, komplet e kam tërheq prej dhimbjeve dhe e kam lëvizur pjesën e lartë të trupit. Nga ai moment pjesën e sipërme e kam të prerë, ndërsa ai më shajti gjatë gjithë kohës duke thënë ma prishe vizatimin”shprehet Curri.

Tortura serbe për Arianin u ndal, vetëm kur u mendua se kishte vdekur.

“Pas një kohe të gjatë, ata kanë menduar se kam vdekur dhe me kanë hedhur tek Parku i Madh në Pejë. Me ka marrë një i Lybeniqit dhe ka thënë edhe pse nuk po e di kush është ky person, ndoshta lajmërohet dikush e thotë po na mungon një anëtar i shtëpisë e lajmërohet e merr dikush me varros!”, thotë ai.

Babai i tre fëmijëve që tani jeton në Gjermani, tregon se ka vetëm një dëshirë në jetë.

“As s’kisha dashtë pasuri, as nuk kisha kërkua djalë apo çikë, vetëm kisha pas dëshirë që muaji prill me u largua prej kalendarit. Kjo ka qenë dëshira ime kryesore nëse më pyet dikush çka ki dëshirë në jetën tanë”, shprehet ai.

Ndryshe, Arian Curri, ishte nga shqiptarët e parë që iu bashkuan grupeve të armatosura shqiptare kundër pushtuesit serb.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Gjuriq e quan vendim provokues dhe destabilizues ardhjen e dronëve turq në Kosovë

Prokuroria jep detaje nga aksioni i arrestimit të Fatmir Shehollit

Prokuroria jep detaje nga aksioni i arrestimit të Fatmir Shehollit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për përfshirje në spiunazh

Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Në secilën komunë nga një, këto janë 38 qendrat e votimit për votimin me kusht në zgjedhjet e 12 tetorit

Leonardo Colimerio, Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin

Leonardo Colimerio, Vëllaznimi zyrtarizon brazilianin

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Ndeshje në Miami dhe Australi: Yjet e Barças dhe Milanit të shqetësuar për ndeshjet jashtë Evropës

Ekstradohet Cllevio nga Dubai, akuzohet për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

Ekstradohet Cllevio nga Dubai, akuzohet për përndjekje dhe thyerje të masës së sigurisë

Serbia kundërshton moscertifikimin e Listës Serbe nga Kosova

Gjuriq e quan vendim provokues dhe destabilizues ardhjen e dronëve turq në Kosovë

Prokuroria jep detaje nga aksioni i arrestimit të Fatmir Shehollit

Prokuroria jep detaje nga aksioni i arrestimit të Fatmir Shehollit

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Fatmir Sheholli arrestohet nën dyshimet për përfshirje në spiunazh

Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk bënë detyrën

Elvis Shkambi i kërkon falje publike familjes së gjyqtarit që e vrau: Institucionet nuk bënë detyrën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën