Ajo u shfaq me një pamje natyrale, një këmishë të bardhë të gjatë dhe pranë kishte një çantë të zezë të përzier me ngjyrë të verdhë.
Në një tjetër fotografi, krijuesja e hitit “Levitating” ishte e shtrirë në një karrige dhe po mbante në duar disa letra.
E në pozat e tjera, nuk munguan as miqtë e Lipës të cilët e shoqërojnë në thuajse çdo dalje.
Kjo vjen pasi Dua ka nisur turneun e saj botëror që e kishte anuluar për një periudhë për shkak të pandemisë.
Nga Amerika e Veriut në Evropë, ylli interpretoi një sërë hitesh si: “New Rules”, “Levitating” dhe “One Kiss” me Calvin Harris.
Ajo ditë më parë konfirmoi pjesëmarrjen e saj në festivalin “Sunny Hill”, për të cilin kishte një debat të madh muajin e kaluar. /Telegrafi/