TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drita vazhdon serinë e rezultateve pozitive

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Drita kthehet te fitorja, fiton ndaj Llapit

Drita e ka shënuar edhe fitoren e katërt rresht në elitën e futbollit të Kosovës.

Megjithatë, gjilanasit të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë, fituan me vështirësi ndaj Malishevës vendëse, me rezultatin 3:1.

Ndeshja i ka takuar xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës në futboll.

Drita mbetet pa disfatë në sezonin aktual, ndërsa Malisheva pësoi disfatën e pestë.

Astrit Thaqi shënoi në minutën e shtatë për Dritën, por goli u anulua nga VAR-i.

Goli i parë erdhi në minutën e 41-të. Kapiteni i Malishevës, Dreni Kryeziu, shënoi autogol pas harkimit të Blend Baftiut.

Ndërkohë, në minutën e tretë të shtesës në pjesën e parë, Besnik Krasniqi e dyfishoi rezultatin për Dritën.

Malisheva e ngushtoi epërsinë ndaj Dritës në pjesën e dytë.

Për skuadrën e Malishevës në minutën e 58-të realizoi Elom Nyavedji.

Ai shënoi me kokë nga afërsia, pas asistimit të Ilir Mustafës.

Malisheva në 15-të minutat e fundit të ndeshjes luajti me një lojtar më pak në fushë pas kartonit të kuq të marrë nga Dreni Kryeziu, që bëri ndërhyrje të ashpër në Almir Ajzerajn.

Drita në minutën e 100-të e shënoi edhe një gol tjetër me Muharrem Jasharin, i cili plasoi bukur topin nga zona për rezultatin përfundimtar, 3:1.

Drita në tetë ndeshje ka 18 pikë, ndërsa Malisheva pas nëntë xhirove mbetet me 12 pikë.

Xhiroja e 10-të vë përballë Malishevën me Dukagjinin, ndërsa Drita zhvillon në udhëtim derbin ndaj Llapit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

U lëndua te Kosova, Albian Hajdari pritet të luaj për Hoffenheimin

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën