TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drita kthehet me triumf në Superligë, fiton me “tris” ndaj Prishtinës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Drita kthehet me triumf në Superligë, fiton me “tris” ndaj Prishtinës

photo by: @Shpend Ahmeti

17:00 Drita kthehet me triumf në Superligë, fiton me “tris” ndaj Prishtinës

Drita i është kthyer fitores në Superligë. Drita në kryendeshjen e xhiros së gjashtë të zhvilluarë në Gjilan, ka mposhtur Prishtinën me rezultat 3:0.

Pjesa e parë ishte pa gola, por jo edhe pjesa e dytë. Ishte Almir Ajzeraj, ai që shënoi për 1-0 për Dritën në minutën e 47-të.

Dy minuta kaluan dhe skuadra nga Gjilani shënoi edhe të dytin. Tani ishte Albin Prapashtica, ai që shfrytëzoi një gabim nga mbrojtja e Prishtinës për 2-0.

Drita e shënoi edhe të tretin, për 3-0 me golin e shënuar prej Kastriot Selmanit (90+2′), për të marrë pikët e plota në këtë derbi.

Pas javës së gjashtë, Drita gjendet në vendin e katërt me nëntë pikë, aq sa ka edhe Prishtina në të pestin, por që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar.

16:54 Selmani “vulos” fitoren për Dritën

Kastriot Selmani i jep siguri fitores së Dritës ndaj Prishtinës. Selmani në minutën e 92′ të ndeshjes realizoi për 3:0.

16:17 Prapashtica shënon ndaj Prishtinës, por nuk feston

Albin Prapashtica ka shënuar golin e dytë për Dritën në derbin ndaj Prishtinës.

Prapashtica shënoi në minutën e 50-të pasi rrëmbeu topin nga qendërmbrojtësi Egzon Sinani, por nuk ka festuar.

Për ish-lojtarin e Prishtinës ishte goli i dytë me fanellën e Dritës.

16:15 Ajzeraj kalon Dritën në epërsi

Drita ka shënuar gol të shpejtë ndaj Prishtinës, në fillim të pjesës së dytë.

Golin e realizoi në minutën e 46-të Almir Ajzeraj. Ajzeraj shënoi pas asistimit fantastik të Muharrem Jasharit.

15:52 Drita – Prishtina, pa gola në pjesën e parë

Drita-Prishtina, kryendeshja e xhiros së gjashtë në Superligën e Kosovës në futboll, ka mbyllur pjesën e parë.

Ndonëse rivaliteti ishte në tribuna, por edhe brenda fushës, mirëpo portat mbetën të paprekura në pjesën e parë.

14:17 Drita – Prishtina, formacionet zyrtare

Drita pret Prishtinën në kuadër të xhiros së gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës. Ky duel konsiderohet si klasikja e futbollit kosovar për shkak të rivalitetit të madh që kanë dy skuadra për shumë vite.

Drita ka një ndeshje më pak të zhvilluar, por nuk di për fitore që nga xhiro e parë duke marrë tre barazime të njëpasnjëshme. Në anën tjetër Prishtina ka dy fitore e tre barazime dhe ka tre pikë më shumë se gjilanasit

Drita: Smakiqi; Be. Krasniqi, Salihu, Thaqi, Vitija; Broja, Jashari, Baftiu; Ajzeraj, Prapashtica, Bl. Krasniqi.

Prishtina: Nika, Bytyqi, Useini, Sinani, Muja, Islami, Pefqeli, Krasniqi, Hyseni, Kryeziu, Blesa.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ademi: Javën e ardhshme vendoset për trajnerin

Ademi: Gladiatorët dardanë do të rikthehen edhe më të fortë

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Kosova shkruan histori, por dështon në hapin e fundit drejt Botërorit

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Përfundon pa gola pjesa e parë, Kosova me disa raste shënimi

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

“VLEN-i është përfaqësues i denjë i shqiptarëve”- Gashi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Maqedonci takohet me Haluk Bayraktar para ndeshjes Kosovë – Turqi

Turqia kalon në epërsi

Turqia kalon në epërsi

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Gashi: Depolitizimi, rruga drejt shqipes gjuhë zyrtare në RMV

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Si ishte një vit e gjysmë në krye të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për Afrim Gashin?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën