Skuadra e Dritës është në disavantazh pas pjesës së parë në ndeshjen e kthimit ndaj Celjes në fazën “play-off” të Ligës së Konferencës.
Pas 45 minutave të para, rezultati është 3:1 për Celjen, që tani po avancon 6:3, përfshirë edhe fitoren e ndeshjes së parë (3:2).
Golin e vetëm në këtë pjesë për Dritën, e shënoi Blerim Krasniqi në minutën e 26-të.







