Celje, Slloveni
Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Celje – Drita në Slloveni, në kuadër të Play-Offit të Ligës së Konferencës.
Kampionia e Kosovës po humb 3:1 ndaj Celjes që realizoi shpejt dy gola deri në minutën e 23-të.
Svit Seshlar në minutën e 18-të dhe Darko Hrka në të 23-në realizuan holat për sllovenët. Drita u kthye në lojë me golin e Blerim Krasniqit, në minutën e 27-të.
Pas një gabimi të portierit Faton Maloku, Celje fitoi penallti, të cilën e realizoi, Seshlar për 3:1
Gjilanasit patën mundësi ta barazonin ndeshjen gjatë pjesës së parë por Raddy Ovouka qëlloi tërthorësen.
Rezultati i përgjithshëm i dy ndeshjeve është 6:3 në favor të sllovenëve, pas fitores prej 2:3 në Prishtinë një javë më parë.







