TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drita kërkon përmbysjen kundër FCSB-së në “Fadil Vokrri”

by tëvë1
4 muaj ago
0
A A
Drita eliminohet nga Liga e Kampionëve

Skuadra e Dritës do të zbresë sonte në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku do të zhvillojë ndeshjen e kthimit ndaj gjigantit rumun FCSB, në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Evropës.

Pas një performance mbresëlënëse në sfidën e parë të luajtur në Bukuresht, gjilanasit synojnë të bëjnë një hap të madh drejt ëndrrës evropiane, duke kërkuar një fitore që do të mund t’u siguronte atyre kualifikimin në fazën play-off.

Në takimin e parë, Drita habiti të gjithë me një fillim të furishëm, duke marrë epërsi 0-2 në pjesën e parë, mirëpo në fund u mposht me rezultat 3-2, pas një përmbysjeje të shpejtë nga skuadra rumune në pjesën e dytë.

Megjithatë, ajo ndeshje la shenja të qarta se kampioni i Kosovës ka potencialin për t’u përballur me ekipe të kalibrit më të lartë dhe gjithçka mbetet e hapur për ndeshjen e kthimit.

Atmosfera në Prishtinë pritet të jetë e jashtëzakonshme, me tribuna të mbushura plot dhe përkrahje të zjarrtë nga “Intelektualët” dhe dashamirët e tjerë të futbollit kosovar.

Një lajm pozitiv për Dritën është rikthimi i sulmuesit Liridon Balaj, i cili e humbi ndeshjen e parë për shkak të një suspendimi.

Nga ana tjetër, mungesa e vetme në radhët e gjilanasve është ajo e mbrojtësit kolumbian Juan Camilo Mesa, i cili nuk do të jetë i gatshëm për shkak të një lëndimi.

Për Dritën, kjo është një mundësi e artë për të shënuar një nga sukseset më të mëdha të futbollit kosovar në garat evropiane.

Ndeshja fillon në orën 20:00 dhe konsiderohet një nga përballjet më të rëndësishme të sezonit për futbollin kosovar në përgjithësi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A po e mendon rikthimin Serena Williams

A po e mendon rikthimin Serena Williams

Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

Dy duele për titullin kampion dhe tri ish-kampionë bote në eventin magjik të fundvitit

Gjimshiti krenar me triumfin në Ligën e Evropës

Mediat italiane e vleresojnë Gjimshitin si më të mirin në fushë

Peshëngritje, Shqipëria me medalje në Kampionatin Ballkanik

Peshëngritje, Shqipëria me medalje në Kampionatin Ballkanik

Anglia goditet nga tërmeti më i fuqishëm në dy vitet e fundit

Anglia goditet nga tërmeti më i fuqishëm në dy vitet e fundit

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Driton Selmanaj heq dorë nga posti i asamblistit në Prizren, zëvendësohet nga Temaj

Kosova ndër vendet me rritjen më të madhe ekonomike në Evropë

Kosova ndër vendet me rritjen më të madhe ekonomike në Evropë

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Një i lënduar në aksidentin mes dy veturave në Koshtovë

Izraeli thotë se trupat turke nuk do të lejohen të marrin pjesë në forcën ndërkombëtare në Gaza

Vritet në Gaza udhëheqësi i milicisë së mbështetur nga Izraeli

U rrëzua në trotuar, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

U rrëzua në trotuar, humb jetën 50-vjeçarja në Vlorë

Çmimet e banesave në Kosovë shënojnë ngritje 4.2 për qind krahasuar me 2024

Çmimet e banesave në Kosovë shënojnë ngritje 4.2 për qind krahasuar me 2024

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën