Liderja e Superligës së Kosovës në futboll, Drita e Gjilanit synon fitore edhe në raundin e parë të Kupës së Kosovës.
Drita në 1/16 e finales të kësaj gare, përballet me Rahovecin, ekip që bën gara në Grupin A të Ligës së Parë, ndeshje kjo që luhet sot prej orës 12:00.
Në fakt, kjo është ndeshja e parë e këtij rrethi të kupës, pasi duelet tjera do të zhvillohen të mërkurën dhe enjten.
Drita vlerësohet favorite për të avancuar në raundin tjetër të Kupës, duke pasur parasysh formën e mirë që po e kalon në kampionat.
Për momentin, skuadra e trajnerit Zekirija Ramadani prinë në Superligë me 34 pikë të mbledhura pas 15-të xhirove të luajtura.