TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dreshaj: Vendimi për Rashiqin nuk debatohet, por zbatohet – Basha reagoi me nxitim

by teve1
4 javë ago
1
A A
Dreshaj: Vendimi për Rashiqin nuk debatohet, por zbatohet – Basha reagoi me nxitim

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka vlerësuar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese lidhur me zgjedhjen e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar duhet të zbatohet pa debat nga ligjvënësit e vendit.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Dreshaj ka thënë se reagimi i kryetarit të Kuvendit të Kosovës të legjislaturës së kaluar, Dimal Basha, ndaj këtij vendimi ka qenë i përshpejtuar, duke synuar, sipas tij, t’i dalë në ndihmë subjektit politik përkatës.

“Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të ekzekutohen e jo të debatohen, aq më pak nga strukturat ligjvënëse. Kushtetuesja ka marrë një vendim të bazuar në Kushtetutë dhe Rregulloren e Kuvendit, duke konstatuar se procedurat për përzgjedhjen e nënkryetarit të katërt nuk kanë qenë në harmoni me legjislacionin aktual.Mendoj se veprimet e Bashës kanë qenë të nxituara, ndoshta për t’i dalë në ndihmë subjektit politik dhe procesit që ata kanë udhëhequr në Kuvend në raport me Rashiqin”, është shprehur Dreshaj.

Ai ka shtuar se Vetëvendosje dhe partitë e tjera parlamentare duhet të veprojnë në përputhje me vendimet e Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se në këtë rast “më së paku ka vend për debat e më së shumti për ekzekutim”.

Dreshaj ka folur edhe për rolin e nënkryetarit të pestë të Kuvendit, duke e cilësuar atë si një pozitë kryesisht teknike.

Sipas tij, në legjislaturën e kaluar është bërë “zhurmë për asgjë”, pasi kjo pozitë rrallëherë udhëheq seanca plenare.

“Vendimi lidhet më shumë me Rregulloren e Kuvendit, e cila është aprovuar shumë herët. Nuk ka pasur nevojë për debat, pasi praktika e zgjedhjes së nënkryetarëve ka qenë e njëjtë edhe më herët. Në fund të fundit, nënkryetarit të katërt rrallëherë i bie të udhëheqë ndonjë seancë të Kuvendit, pasi bëhet fjalë për një pozitë kryesisht teknike. Mendoj se është bërë zhurmë për asgjë. Në legjislaturën e kaluar është kërkuar arsye për bllokimin e punës së rregullt të Kuvendit dhe nuk ka qenë qëllimi të dilet më patriotë apo më pak patriotë sesa që jemi”, ka theksuar ai.

I pyetur nëse AAK-ja do ta mbështesë kandidatin që propozohet nga Lista Serbe për postin e nënkryetarit serb, Dreshaj është shprehur se partia e tij do të marrë qëndrim pas konstituimit të Kuvendit.

“AAK-ja do të ketë një qëndrim unik dhe pro krijimit të institucioneve të vendit. Ne nuk jemi për bllokimin e institucioneve, sepse mjaft ka pasur një vit ngecje politike dhe ekonomike,” ka përfunduar Dreshaj.

Ndryshe, Gjykata Kushtetuese e Kosovës vendosi se zgjedhja e Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në legjislaturën e kaluar, nuk ishte në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvend.

Kushtetuesja tha se drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

“Për pasojë, zgjedhja e deputetit z. Nenad Rashiq në pozitën e nënkryetarit të Kuvendit nuk ka ardhur si propozim nga shumica e deputetëve nga radhët e komunitetit serb, si dhe nuk ka pasur refuzim për të shfrytëzuar këtë të drejtë nga ana e shumicës së deputetëve nga radhët e komunitetit serb. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se, në rrethanat e rastit konkret, mekanizmat debllokues, nuk ishin përdorur në pajtim me frymën dhe qëllimin për të cilin ishin paraparë”, u tha në aktgjykimin e Kushtetueses.

Lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka reaguar kryetari i legjislaturës së kaluar, Dimal Basha, duke u shprehur se ai përmban “gabime thelbësore në interpretim dhe zbatim të normave përkatëse”. Ai vlerësoi se pretendimet e Gjykatës Kushtetuese “janë të pabaza” sa i përket zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb.

Sipas tij, Kushtetuesja nuk ka mandat që të interpretojë Rregulloren e Kuvendit, pasi atë e bën vetë kryetari.

“Gjykata në rastin e sotëm nuk ka konstatuar shkelje kushtetuese, por ka interpretuar frymën e Rregullores së Kuvendit, për të cilën nuk ka mandat”, shkroi Basha në Facebook./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Qeriqi kërkon që paga e veteranit të jetë e njëjtë më pagën minimale

Nisin aplikimet për të marrë pensionin e veteranit

Mot me diell

Mot kryesisht i ngrohtë gjatë javës

Policia në Ferizaj me kontrolle të rrepta ndaj shoferëve, Tëvë1 përcjelli aksionin

Aksident me fatalitet në Bresje

Të lënduarit nga shpërthimi në një shtëpi në Mitrovicë, jashtë rrezikut për jetë

Një 18-vjeçar dërgohet pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, policia nis hetimet

Auto Draft

18 vjet larg vendlindjes e 64 vjet martesë në Kosovë – historia e Rafije Tahirukajt

Auto Draft

Midis Ramazanit – Hajnat vjedhin 70 eurot e bamirësisë në xhaminë e Kishnicës

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Rama përkrah Thaçin, por s’merr pjesë në marshe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën