TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dreshaj: Shëndetësia urgjent të kthehet në prioritet qeverisës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dreshaj: Shëndetësia urgjent të kthehet në prioritet qeverisës

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, e ka kritikuar Qeverinë Kurti për menaxhimin me shëndetësinë në vend, raporton teve1.info

Gjatë një konference për medie, Dreshaj ka thënë se ministria e Shëndetësisë është ministri e eksperimenteve në Kosovë.

Kjo është arsye sipas tij që ka largim të profesionistëve shëndetësor nga Kosova dhe shumë dështime të tjera.

“Sot, shteti jonë po përballet me Qeverisje ad-hoc me veprime post-festum, pa strategji, pa prioritete dhe pa ofrim të perspektivës për vendin. Asnjë dikaster qeverisës për dy vite të Qeverisjes Kurti nuk mund të merret si mostër e suksesit. Ne sot, e kemi analizën dhe fokusin në sektorin vital të Shëndetësisë”, ka thënë ai.

Dreshaj dha disa argumente për gjendjen siç e quajti të rëndë në shëndetësi.

“Ministria e Shëndetësisë në Qeverisjen Kurti ka qenë Ministri e Eksperimenteve, ku për disa herë radhazi u ndërruan Ministrat, u ndërruan shefat e reparteve e madje kishte raste ku këto pozita mbetën boshë për muaj të tërë pa udhëheqës, duke bërë që të pësojnë qytetarët dhe shëndeti i tyre. Nuk menaxhohet shëndetësia me UD të pa përvojë dhe të padëshmuar”, tha Dreshaj.

Sipas tij, pakënaqësitë deri më sot kanë qenë të shumta.

“Dje, mjekët në specializim të cilët janë forca shtytëse e Shëndetësisë dhe punëtorët e administratës protestuan për padrejtësitë e bëra në Ligjin e Pagave. Është penguese në organizim të punës dhe diskriminuese mos pagesa e kujdestarive dhe mos stimulimi për rrezikshmëri. Disa herë si AAK ia kemi tërhequr vërejtjen qeverisjes Kurti, si në Parlament ashtu edhe në Komisione, për këtë diskriminim i cili dje rezultoi për këtë protestë”, tha tutje Dreshaj.

Tags: AAKDreshajshendetësia
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

​“Ranë që ne të jetojmë të lirë”, përkujtohen dëshmorët dhe martirët në Doganaj

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Irani paralajmëron: Asnjë port në Gjirin Persik nuk do të jetë i sigurt nëse kërcënohen portet tona

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një person në Ferizaj, bie nga kati i gjashtë i një objekti ndërtimi

Rrahmani do ta mbyllë karrierën te Napoli

Rrahmani gati për derbin ndaj Lazios

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Rritet numri i vizitorëve në hotele

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Papa Leo XIV i kundërpërgjigjet Trumpit për luftën me Iranin

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Shqipëria synon financimin e tre projekteve madhore energjetike, përfshirë linjën e re me Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën