TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Drenica ndan rrugët me trajnerin Arsim Thaqi, trajneri i tretë i larguar brenda një sezoni

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Drenica ndan rrugët me trajnerin Arsim Thaqi, trajneri i tretë i larguar brenda një sezoni

Drenica ka njoftuar zyrtarisht se është ndarë me trajnerin, Arsim Thaqin.

Pas tre muajve në krye të skuadrës drenicake, Arsim Thaqi është shkarkuar nga detyra e tij si trajner i Drenicës, me klubin që ka dhënë edhe arsyen, në një postim në rrjetin social “Facebook”.

“FC Drenica njofton se ka marrë vendim të liroj nga detyra trajnerin Arsim Thaçi. Ky vendim është marrë pas një analize të detajuar të ecurisë së ekipit dhe nevojës për ndryshime që do të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona për të ardhmen. Vendim nuk ka qenë i lehtë, por është marrë pas një analize të thellë të situatës dhe përpjekjës për të ecur përpara me një qasje të re me qëllim që klubi të arrijë rezultate sa më të mira”, thuhet në njoftimin zyrtar të Drenicës.

Megjithatë, Drenica ka bërë me dije që menjëherë ka nisur procedurat për gjetjen e trajnerit të ri.

“Klubi tashmë ka nisur procesin për gjetjen e një trajneri të ri, i cili do të marrë përsipër drejtimin e skuadrës dhe do të punojë për të përmbushur synimet tona”, thuhet më tutje nga Drenica.

Arsim Thaqi ishte trajneri i tretë i Drenicës për këtë sezon, pasi para tij kishin ndërprerë kontratën edhe me Bylbyl Sokolin, i cili i kishte hyrë garës së politikës.

Parardhës i Bylbyl Sokolit ishte Megzon Visoka, i cili në mënyrë të çuditshme ishte shkarkuar nga klubi, edhe pse nuk e kishte asnjë humbje.

Drenica momentalisht është e para në Ligën e Parë – Grupi A, me 41 pikë të tubuara në 20 ndeshje. Drenicakët kanë katër pikë më shumë se vendi i dytë, Trepça ’89.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Ronaldo shënon golin e 986-të në karrierë, Al-Nassr pëson humbje në derbin ndaj Al-Ahlit

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Prishtina shkëlqen ndaj Drenicës, Diatta shënon “hat-trick”

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Virgil van Dijk kërkohet në Turqi, mund të bashkohet me Muçin

Prishtina – Drenica, ndeshja hapëse e xhiros 14

Xhiroja e 14-t hapet me ndeshjen Prishtina – Drenica

Regjimi i Vuçiqit nën akuza të reja: BIA përdorej për të ndjekur kundërshtarët politikë

Regjimi i Vuçiqit nën akuza të reja: BIA përdorej për të ndjekur kundërshtarët politikë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Gjendet i vdekur punëtori në vendin e tij të punës në Istog, policia nis hetime

​Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

​Hoti: Qeveria nuk mori masa kundër shtrenjtimit, bizneset me fatura trefish më të larta të energjisë

Hapet thirrja për kuponët e kopshteve për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Hapet thirrja për kuponët e kopshteve për familjet përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Telekomi: Nga programi i largimit vullnetar të punëtorëve janë  kursyer rreth 13 milionë euro në shpenzimet për paga

Telekomi: Nga programi i largimit vullnetar të punëtorëve janë kursyer rreth 13 milionë euro në shpenzimet për paga

Një grup i profesionistëve shëndetësor protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

Një grup i profesionistëve shëndetësor protestojnë para Ministrisë së Shëndetësisë

FSK pajiset me robot tokësor pa ekuipazh, prodhuar nga kompania kosovare – amerikane

FSK pajiset me robot tokësor pa ekuipazh, prodhuar nga kompania kosovare – amerikane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën