TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Drekë për të varfëritë në kujtim të jetës dhe veprës së Nënës Terezë

nga TËVË 1
2 Shtator, 2023
0
A A
​Drekë për të varfëritë në kujtim të jetës dhe veprës së Nënës Terezë

“Të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla por me dashuri të madhe”.

Me këtë thënie të Nënës Terezë dhe në kuadër të ditëve në nderim të jetës dhe veprës së saj, të rinjtë vullnetarë të Famullisë së Prishtinës, kanë organizuar sot një drekë për të varfëritë.

Dreka u shtrua pranë kishës “Shën Ndou”, në lagjen Ulpiana, në Prishtinë, ku u tha se këtë mense e ka themeluar ipeshkëvi para se të ndërtohet kisha dhe funksionon tash e 16 vite, duke ushqyer njerëzit që kanë nevojë.

Famulltari Don Agim Qerkini tha se falënderimi Zotit dhe shpirtit të Nënës Terezë që frymëzon shumë të rinj, ndër ta edhe në famullinë e tyre.

“Me shpirtin vullnetarë të tyre mundohen t’i qëndrojnë afër njerëzve, pa marrë parasysh se në cilat rrethana janë e sidomos kur kanë nevojë, kështu që edhe kjo drekë shtrohet sot në këto ditë kushtuar Nënës Terezë. Siç e dini më 26 gusht kur kemi festuar ditën e lindjes së Nenës Terezë, kemi filluar dosa aktivitete që tashmë janë bërë traditë në famullinë tonë dhe jo vetëm, edhe në mbarë trojet shqiptare, edhe më gjer në diasporë. Organizohen aktivitete të ndryshme, qofshin ato shpirtërore, kulturore por ajo që gjithmonë e kanë për zemër janë gjithmonë veprat e bamirësisë…janë ata vullnet mirë që kanë dashur të bashkë ndajnë edhe kohën me ta, të rrinë dhe të hanë drekën me ta në mënyrë që edhe kjo ta dëshmojë një kujdes ndaj tyre jo vetëm si diçka formale por mbi të gjitha duke u frymëzuar nga jeta dhe vepra e Nënës Terezë që punët të benën me dashuri, me përkujdesje që vlerëson dhe nderon dinjitetin njerëzor”, tha ai, duke shtuar se fryma e bamirësisë duhet të na shoqërojë jo vetëm gjatë kësaj dite por në të gjitha ditët, shkruan KP.

Miss World Albania, Elona Ndreca tha se po ndihet mirë që po kanë mundësi të kontribuojnë sadopak.

“Është dreka për të varfrit dhe siç po shihet ka shumë vullnetarë dhe mbështetës që kanë ardhur me kontribuar sado pak në këtë drekë dhe sot është enkas për ditën e Nënës Terezë dhe këto ditë është përvjetori i Nënës Terezë, nga data 26 gusht deri më datën 5 shtator, ku është bërë edhe shenjtërimi i Nënës Terezë. Gjithashtu, nesër do të jetë edhe një ekspozitë te katedralja, ku i ftoj të gjithë. Është ekspozitë enkas për nder të Nënës Terezë, ku do të paraqiten pikturat dhe skulptura nga artistë të ndryshëm, ka më shumë se 20 artistë që po marrin pjesë dhe me kontribuar sado pak në këtë gjë. Një pjesë e shitjes së pikturave do të shkojë për një organizatë joqeveritare për ndihmën e grave të magjinalizuara. Nga ora 13:00 deri në orën 17:00, është e hapur për të gjithë, për publikun”, tha ajo.

Aty u tha se ky është një shembull i vogël që janë të gatshëm të organizojnë edhe në të ardhmen.

Tags: "Shën Ndou"Nene TerezaPrishtine
ShareTweet

Postime të ngjashme

Zyba për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Pse nuk kishte aksione edhe në të kaluarën

Zyba: PDK festoi ditëlindjen e Simiqit në Kuvend, i bënë edhe tortë

Haxhiu takim konsultues me përfaqësues të institucioneve para procedimit në Kuvend të Ligjit për Byronë

“Mjerim”-  Haxhiu kritikon Prokurorinë që nuk kërkoi paraburgim ndaj  Valon Sylës

Një polic në Pejë sulmohet nga pesë persona

Ndalohet për 48 orë njëri nga të përfshirët në rrahjen në veri

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

IKSHPK del me këshilla për pushuesit që shkojnë në det

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Të akuzuarit për sulmin në Banjskë ruajnë Presidencën e Serbisë gjatë protestës masive

Zyba për arrestimin e drejtorit të KEK-ut: Pse nuk kishte aksione edhe në të kaluarën

Zyba: PDK festoi ditëlindjen e Simiqit në Kuvend, i bënë edhe tortë

Triumfi i boksierëve shqiptarë në eventin unik “kuqezi” në Munchen

Triumfi i boksierëve shqiptarë në eventin unik “kuqezi” në Munchen

PSG-ja synon De Jongun

De Jong rinovon kontratën me Barcelonën

Tridhjetetetë të vdekur në një aksident trafiku në Tanzani

Tridhjetetetë të vdekur në një aksident trafiku në Tanzani

Ardon Jashari gjithnjë e më afër gjigantit francez, PSG

Dortmundi insiston për Jasharin

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Llapi ndanë rrugët me 11-të lojtarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X