TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drejtori i Policisë: Mund të kishte viktima në veri, arritëm në njëfarë forme të garantojmë siguri

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Hoxha: Policia e Kosovës s’bën arrestime arbitrare dhe të jashtëligjshme

Situata e sigurisë në veriun e Kosovës vazhdon të jetë e tensionuar, por pavarësisht kësaj, Policia e Kosovës me përkushtim e profesionalizëm është duke i kryer detyrat e saj ligjore për të siguruar rend e ligj. Kështu ka deklaruar në RTK drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, i cili gjithashtu i përshkroi në detaje protestat e dhunshme të qytetarëve serbë në veri.

“Situata në veri të Kosovës dallon nga pjesa tjetër e Kosovës për shkak të specifikave dhe grupeve kriminale që veprojnë që një kohë të gjatë. Edhe menaxhimi nuk është fare i lehtë, por falë policëve tanë, kemi fituar një betejë të gjatë që po zhvillohet atje. Kemi arritur në njëfarë forme të garantojmë siguri për qytetarët e po ashtu të kemi prezencë të policëve tanë rreth kufirit të Kosovës me Serbinë”, tha Hoxha.

Sipas drejtorit të Policisë, qytetarët e pjesës veriore kanë filluar të bashkëpunojnë ngushtë me policinë.

Ai tha se Policia e Kosovës nuk bënë operacione ad-hoc, por e analizon situatën dhe i përgjigjet me plan operativ profesional. Hoxha po ashtu tha se edhe me 26 qershor, policia ka zbatuar Ligjin dhe urdhrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, për t’i asistuar kryetarët e komunave që të shkojnë në objektet komunale.

Hoxha përmendi edhe faktin se policia ka qenë në perimetër të komunave, dhe se vazhdimit ishte e rrezikuar.

“Roli dhe detyrat e Policisë së Kosovës dhe KFOR-it kanë qenë të ndara. A ka pasur rrezik? Ka pasur rrezik për të gjithë. Mirëpo me turma të njëjta ne jemi ballafaquar. Policia e Kosovës ka arritur që në mënyrë profesionale t’i largojë ato turma nga hyrja e objekteve komunale dhe pa asnjë dëmtim tek Policia e Kosovës dhe te qytetarët është kryer detyra. Nuk mund të garantojmë sigurt që nuk mund të kishte pasur viktima ose pasoja të rënda, mirëpo Policia e Kosovës ka qenë e përgatitur profesionalisht për t’i kryer detyrat e saj”, tha Hoxha.

Komandanti u përgjigj edhe në pyetjen se cila ditë ishte më e rrezikshme për policinë, e premtja kur ishin vetëm Policia e Kosovës, apo dita e hënë kur ndërhyri KFOR-i, i cili edhe u sulmua nga qytetarët e dhunshëm serbë.

“Ditën e hënë me datë 29 grupet kriminale kanë qenë të përgatitura për ta sulmuar qoftë Policinë e Kosovës, qoftë KFOR-in. Roli ka qenë i ndarë dhe pastaj KFOR-i ka marrë për detyrë që të sigurojë perimetrin e jashtëm të objektit komunal në Zveçan, pastaj ka ardhur deri te konfrontimi. Edhe pse ka pasur një tentativë të gjatë për negocim me krerët që i kanë prirë protestës, fatkeqësisht nuk kanë arritur të gjejnë një mirëkuptim, andaj është dashur të lëvizë KFOR-i për të krijuar një korridor para objektit të komunës dhe mandej ka ardhur deri te hedhja e koktej mollotovit, bombave dhe shokbombave”, tha Hoxha.

Ai tha se ka qenë një koordinim i Policisë së Kosovës me KFOR-in, mirëpo KFOR-i ka vepruar në bazë të mandatit të tij.

”Sipas komandantit të KFOR-it, ai ka dashur të parandalojë një konflikt të hapur në mes të Policisë dhe protestuesve të dhunshëm atë ditë. Ky ka qenë një vendim i komandantit të KFOR-it për të qenë në mes të policisë dhe protestuesve”, deklaroi Hoxha.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vdes 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Rikthehet furnizimi me energji elektrike në Spitalin e Përgjithshëm të Mitrovicës

Therret me thikë një person në Prishtinë

Vdes 76-vjeçari që u godit nga vetura në Mitrovicë

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Rama në DASh: Koordinimi me ShBA-në, kyç për projektet ekonomike të Prishtinës

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

Vjosa Osmani takohet me Presidentin e Emirateve: Diskutime për projekte të reja në shëndetësi

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram

AUV bllokon qumështin për foshnje “Beba Supreme” 800 gram

Rritet fluksi i mërgimtarëve – pritje deri në 30 minuta në pikat kufitare të Kosovës

Bidonë me mjaltë e materiale ndërtimore – Dy raste të kalimit të paautorizuar kufitar ndalohen në veri

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Prizren, e bëri për spital një tjetër

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën