TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drejtoresha e shkarkuar për rastin e foshnjës në Pejë: Ka ndërhyrje politike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dy fëmijë goditen nga traktori në Klinë

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se nga momenti i parë i rastit, ka insistuar me ngulm që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit, përcjell teve1.info

Krasniqi ka deklaruar se vendimi për shkarkimin e saj ka ndërhyrje të thella politike, për siç thotë ajo, të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet.

“Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatëkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë! Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D. Drejtori i Administratës i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetvendosje”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka bërë të ditur se vendimi për shkarkim i tillë “siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi”, nuk mund ta zbehë punën e saj të palodhshme për të ngritur e zhvilluar Spitalin.

Krasniqi po ashtu ka potencuar se do t’u drejtohet organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjithë rrugë ligjore. /Teve1.info/

Postimi i saj i plotë:

REAGIM dhe SQARIM rreth njoftimit për shkarkimin tim nga pozita e Drejtoreshës së Infermierisë, për të cilin u njoftova nga Facebook-u i Spitalit të Përgjithshëm të Pejës!

Të nderuara media,

Të dashur miq, familjarë e bashkëpunëtorë,

Para të gjithë titujve, pozitave e gradave, njeriu ndjehet shumë i vogël nga madhështia e titullit që ta jap populli yt.

Tepër relative mbetet çështja e pozitave, përpara misionit që ja kemi vënë vetës nga momenti kur kemi veshur mantelin e bardhë e që fatkeqësisht në të njëjtin mision përpos që u dështua dhe ngjarja u kthye në fatkeqësi sot edhe e politizuam skajshëm. Krejt kjo me ndërhyrjen e politikës!

Personalisht dhe nga pozicioni i punës, jam ndjerë tejet keq dhe e shokuar me rastin që ka ndodhur me frytin e vdekur dhe mënyren se si është trajtuar ky fryt.

Kam bashkëndjerë dhe bashkëndjejë me familjen e dëmtuar dhe të gjithë popullatën.

Nën betim ju siguroj edhe publikisht, që unë Hidajete Krasniqi – Drejtoreshë e Infermierisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, nga momenti i parë, personalisht kam insistuar me ngulm dhe më së shumti, që të ndëshkohen shkelësit dhe hallka e dështimit.

Deri më dje (e Premtë) në ora 15:00 rreth këtij rasti kam punuar së bashku me Drejtorin aktual Ekzekutiv Dr. Fazli Shala, ndërsa befasisht, sot paradite, ndonëse ditë e shtunë, fillimisht në faqen e facebook-ut të Spitalit e më pas edhe nga media mësova për shkarkimin tim.

Vendimi për shkarkimin tim dhe të Drejtorit Mjekësorë, ju sigurojë se është tërësisht shfrytëzim i rastit të fatëkeqësisë me ndërhyrje të thella politike, militantiste, për të eliminuar të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga partia në pushtet, duke marrë masa kinse për përgjegjësi direkte menxheriale. Dhimbje, keqardhje për ultësinë e personalitetit të Drejtorit!!! Nëse ka moral dhe ka hierarki normale zinxhirore, në këso raste abnormale, atëherë dihet kush duhet të shkojë!

Të përfitosh nga rasti i rëndë i trajtimit të frytit të vdekur për të emëruar njerëz të partisë në pozita udhëheqëse është rrënqethëse. Këtë e dëshmon edhe fakti se nuk është shkartuar U.D.

Drejtori i Administratës i cili ka përgjegjësi direkte në menaxhimin e shërbimeve teknike, e i cili është bashkëpartiak i Drejtorit Ekzekutiv, pjesë e Lëvizjes Vetvendosje.

Me keqardhje por me shumë siguri e them se veprime të tilla sikur ky i sotmi, me shkarkime, për asnjë moment nuk mund të hedhin ‘hi syve’ opinionit , në mënyrë që Drejtori aktual Ekzekutiv, ta heq vëmendjen e mos ndjerjes përgjegjësi, minimalisht morale-personale, si menaxher i parë dhe kryesor i Institucionit ku ka ndodhur rasti tragjik. Unë besoj fort, që përgjegjësia është dhe duhet të jetë personale e asesi dhe poaq jam e bindur që këto situata nuk duhet shfrytëzuar për fushata shkarkimesh me të vetmin qëllim, rehatimin e personave politik të partisë në pushtet.
Si udhëheqe e Infermerisë gjatë 23 viteve në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë së bashku me kolegët besoj, ja kemi dalur që të jemi shtyllë e rëndësishme e korrektësisë profesionale dhe pjesë e krenarisë së punës së Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

I falenderojë të gjithë kolegët për bashkëpunimin që patën gjatë tërë këtyre viteve.

Vendimi për shkarkim i tillë siç ka ardhur prapa shpine e me qëllime degradimi nuk mund ta zbehë punën time të palodhshme, pa orar e me sakrifica personale për të ngritur e zhvilluar Spitalin.
Njoftoj opinionin publik, mediat dhe në këtë rast edhe Drejtorin Ekzekutiv z. Fazli Shala dhe stafin e afërt të tij, të cilët e kanë këshilluar keq se në afatin më të afërt do ti drejtohem organeve të drejtësisë dhe do të ndjekë të gjitha rrugët ligjore.

Me respekt

Hidajete Krasniqi

Spitali i Përgjithshëm Pejë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët: Shpresa dhe harmonia të na udhëheqin

Aktakuzë ndaj një personi për krime lufte në Kosovë

Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Bedri Hamza uron besimtarët katolikë për Pashkët: Së bashku po i forcojmë vlerat

Abdixhiku takohet me drejtoreshën amerikane për Evropën Jugqendrore

Abdixhiku uron Pashkët: Simbol i shpresës, solidaritetit dhe dashurisë

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët: Shpresa dhe harmonia të na udhëheqin

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Haxhiu bën homazhe në Rezallë: Krimet e Serbisë nuk do të harrohen kurrë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Caktohen çmimet për një litër naftë dhe benzinë për ditën e sotme

Samiti për Ukrainën në Zvicër, i pranishëm edhe presidenti Begaj

Begaj uron besimtarët katolikë për Pashkën: Gëzim, paqe dhe bekime për të gjithë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën