TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Drejtësi, jo mbajtje peng

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Halitaj: Për zbatimin e Propozimit të BE-së duhet konsensus nacional

Shkruan: Agron Halitaj

Në mesnatën e 3 gushtit 2015, aq shumë u bë trysni mbi deputetët për ta votuar Ligjin për Gjykatën Speciale, sa të mbushej mendja se qysh të nesërmen do të ngriheshin aktakuzat për të dyshuarit për krime lufte nga radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për ironi, Kuvendi atë natë e miratoi një ligj që nuk u shkrua nga Ministria e Drejtësisë së Kosovës, por nga ekspertët e BE-së dhe të SHBA-së. Ligji u votua me kushtin që mos t’i shtohej as t’i hiqej asnjë fjalë e asnjë presje, thjesht “merre ose lëre”. Deputetët e morën, por nuk ngjau ajo që pritej e përflitej.

Aktakuzat nuk u ngritën të nesërmen e asaj dite, as pas një muaji e as pas një viti. Tek pas afër katër vjetësh u ftua në Hagë dëshmitari i parë. Pas tij u ftuan qindra ish-pjesëtarë të UÇK-së, gjersa në vitin 2020 nisën edhe arrestimet. Kështu, nga miratimi i ligjit e deri tek arrestimi i parë, u desh të kalojnë pesë vjet. Kur kësaj periudhe i shtohen edhe dy vjet e gjysmë prej kur në qendrën e paraburgimit në Hagë mbahen mes tjerëve edhe katër ish-krerë të UÇK-së, tre nga ta liderë shtetërorë, i bie që saga e Speciales deri më tani ka zgjatur afër tetë vjet. Sipas paralajmërimeve dhe parashikimeve, pritet që Gjyqi i Hagës të zgjasë me vite. Vetëm Prokuroria Speciale i ka kërkuar pesë vjet për t’i paraqitur dëshmitarët në gjykatore. Për krahasim, Gjyqi i Nurembergut, në të cilin janë përballur 21 oficerët nazistë, me akuzën për vrasjen e miliona njerëzve të pafajshëm gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka zgjatur më pak se një vit.

Në drejtësi nuk prezumohet fajësia, sikundër që “ligji i natyrës” nuk ua mundëson kthimin në kohë atyre që shpallen të pafajshëm. Vitet e humbura nuk kthehen, as nuk rimbursohen. Prandaj, konsiderohet e padrejtë që periudha e paraburgimit, e më pas edhe ajo e gjykimit, të zgjasë me vite. Siç ka thënë ish-gjykatësi amerikan i EULEX-it, Dean Pineles, “të dyshuarit nuk mund të qëndrojnë aty duke mbledhur pluhur derisa të mblidhen të gjitha dëshmitë kundër tyre”, apo siç është lutur Gregory Keohe, avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi, që “procesi të mbarojë sa të jemi gjallë”. Aktivisti i njohur i lëvizjes për të drejtat civile në Amerikë, Martin Luther King Jr, në letrën e shkruar në burgun e Birmingamit, në vitin 1963, citonte një jurist të shquar të ketë thënë se “drejtësia e vonuar, është drejtësi e mohuar”.

Nga kjo situatë, siç ka thënë hulumtuesja e Tribunalit Ndërkombëtar të Hagës, Nevenka Tromp, është duke përfituar shteti serb, i cili “përmes kësaj gjykate po tenton ta prishë imazhin e shtetit të Kosovës dhe rrjedhimisht po ndikon edhe në procesin e dialogut”. Serbia, në fakt, nuk ka reshtur asnjëherë së vepruari për ta krijuar një narrativë të shtrembëruar për UÇK-në, për atë që është emblemë e lirisë së Kosovës. Por, as me propagandë e as me gjyqe nuk tjetërsohet e vërteta se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë kundrejt një makinerie vrastare të dirigjuar nga regjimi i Sllobodan Millosheviqit, dhe si e tillë ka fituar edhe përkrahjen e botës demokratike.

Krimi nuk vjetrohet dhe kushdo që e ka kryer atë, apo kushdo që ka dhënë urdhër për vrasje, torturime, përndjekje, burgosje dhe zhdukje me dhunë, duhet ta marrë dënimin meritor. Por dënimi duhet mbështetur në fakte dhe dëshmi, jo në insinuata, dyshime e fantazi. Gjykatës i takon ta kryejë punën siç duhet – dhe në kohë, e pandikuar politikisht. I takon ta vërë drejtësinë në vendin e vet, jo t’i mbajë peng të dyshuarit. Prandaj, është e drejtë të marshohet për drejtësi!

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

A do të varrosë Grenlanda rendin aktual botëror dhe do t’i hapë rrugë një rendi të ri islam?

Serbia i shndërron humbjet ushtarake në “festa kombëtare”

Beogradi urdhëron agjencitë e sigurisë të analizojnë doktrinën e re të SHBA-së

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Masakra e Reçakut – drejtësi e vonuar, kërkon bashkëpunim dhe dëshmi

Narrativat e zyrtarëve serbë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Narrativat e zyrtarëve serbë për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Andoni: Pres koalicion mes VV-së dhe PDK-së pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Rinumërimi i votave – Vetëm 29 për qind e vendvotimeve të planifikuara janë verifikuar deri tani

Apple planifikon katër modele të reja iPhone për vitin 2026

Apple planifikon katër modele të reja iPhone për vitin 2026

Suspendohen dy policë lidhur me pretendimet për rrahjen e një qytetari në veri

IPK: Pretendimet për keqtrajtim nga policia në Leposaviq rezultuan të rreme, iniciohet hetim penal ndaj ankuesit

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Rahoveci 029 prezanton trajnerin e ri

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Ngrihet aktakuzë për krime lufte ndaj gardianes në burgun e Lipjanit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Specialja ia vazhdon paraburgimin Veselit, Selimit dhe Krasniqit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

Hamza takon shefen e Zyrës së Bankës Botërore për Kosovën, flasin për prioritetet ekonomike të vendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën