TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Draft-statuti për Asociacionin, dokumenti i paraqitur vlerësohet si kalkulim politik i Serbisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Në takimin e 2 majit të nivelit të lartë në kryeqendrën evropiane, palët kanë shprehur qëndrime të kundërta në lidhje me dokumentin e prezantuar në themelimin e asociacionit.

Sipas kryeministrit kosovar, Albin Kurti, draft statuti i paraqitur nga ekipi menaxhues, i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb, është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Megjithatë, njohës të fushës shprehen se pa përparim në këtë pikë nuk mund të ketë përparim as në çështjet tjera në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Njohësi i procesit të dialogut, Visar Xani vlerëson dokumenti i prezantuar nga ekipi menaxhues- tashmë i shkarkuar, është në favor të Serbisë.

“Është një kalkulim politik i Serbisë i mirë, që me pru një draft të vetin dhe një në favor të Kosovës dhe me qëllim të bëhet një lloj mishnimi i të dy drafteve  dhe të kemi një produkt tjetër i cili është një produkt kompromisi dhe kjo e tejkalon pritshmërinë se do të kemi një draft statut të arritur sipas marrëveshjeve të arritura në Bruksel në 2013-2015 dhe sipas Gjykatës Kushtetuese”, tha Xani.

Tutje, ai thekson nevojën e dakordimit, në mënyrë që të mos penalizohen proceset tjera.

“Po që se kemi komplikim të zbatimit  të marrëveshjeve sigurisht që do të kemi edhe ndalesa dhe të paktën suspendim të ecjes përpara në mekanizma ndërkombëtarë e rajonal”, shtoi ai.

Megjithatë, ecurinë e zbatimit të marrëveshjes nga ana e Kosovës, profesori universitar Seb Bytyçi e cilëson si të duhur.

“Ka një strategji nga ana e Kosovës që të ketë zbatim të njëkohshëm të pikave dhe si duket ka mirëkuptim për këtë strategji edhe në Bruksel, pra të mos ngutet njëra palë të implementoi një pikë pa implementuar ndonjë pikë edhe pala tjetër”, vlersësoi Xani.

Gjatë muajit maj ëshë thënë se do të ketë një takim mes dy kryenegociatorëve, Bislimi dhe Petkoviç në kuadër të dialogut, megjitëse ende nuk është është përcaktuar zyrtarisht ndonjë datë.

Kronika e gazetares Valëza Sylejmani.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

​27-vjet nga Masakra e Reçakut

​27-vjet nga Masakra e Reçakut

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe vranësira të pakta

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

Fillon zbatimi strikt i Ligjit për komunikacionin dhe i Ligjit për të huajt në Kosovë

​27-vjet nga Masakra e Reçakut

​27-vjet nga Masakra e Reçakut

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Ky është rezultati nga rinumërimi i 120 vendvotimeve

Parashikimi i motit për sot

Mot me diell dhe vranësira të pakta

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën