TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Draft-rezoluta për Kosovën, Rama-opozitës: Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, kujt ja drejton?

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Draft-rezoluta për Kosovën, Rama-opozitës: Shqipëria si vend anëtar i NATO-s, kujt ja drejton?

Kanë nisur diskutimet në seancën e sotme ku pritet të votohet Rezoluta e Kosovës për agresionin e 24 Shtatorit në Banjskë ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagosën 3 efektivë të tjerë.

Kryeministri Edi Rama foli nga foltorja për draft-rezolutën për të cilën ranë dakord të dyja palët politike pasditen e djeshme. Rama theksoi se kjo draft-rezolutë i takon vetëm Kuvendit të Kosovës për t’ja drejtuar ndërkombëtarëve, por jo Shqipërisë e cila sipas tij është vend i NATO-s, është vend kandidat në BE dhe ka të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike.

“Sot jemi ftuar në një mocion me debat nisur nga një draft-rezolutë e depozituar në Kuvend që doli nga i njëjti oxhak i tymit patriotik, kinse patriotik, fill pas rezolutës së Kuvendit të Kosovës mbi ngjarjen tragjike ku u vra polici Afrim Bunjaku nga një grup kriminal serb. Kuvendi i Kosovës është jo vetëm në të drejtën, por edhe në të detyrën e tij të miratojë rezoluta të kësaj natyre të cilave u drejtohen organizmave ndërkommbëtare ku Shqipëria nuk bën pjesë. Pyes, Shqipëria një vend kandidat për në BE, që ka ulësen dhe të gjitha rrugët e komunikimit me botën demokratike dhe ambasadorët e vet, kujt ja drejton një rezolutë si ajo që na u propozua.

Cilat parlamente të vendeve anëtare të NATO-s miratojnë rezoluta të tilla, drejtuar botës? Ndërkohë që janë pjesë e tij, cili është qëllimi i një nisme të tillë?! Përtej propagandës kinse patriotike, draft-rezoluta të tilla shfaqen si dru për oxhakun kundër qeverisë, herë si politikë ditore e herë si thirrje në skenë të viktimave të Enverit për të luftuar me qeverinë në Parlamentin e shekullit 21. Në cilin planet duhet të kërkojmë për ta përshtatur këtë kategori mocionesh me debate dhe me sherrnajë pararendëse si ajo e seancës së shkuar me akuza për tradhëti, botës demokratike jo njëherë. Këto shkulme dëshpërimi politik ekstrem që ka marrë dhe emrin e vet të vërtetë, planeti non grata, e ka marrë emrin nga e keqja e vjetër që e ka helmuar politikën shqiptare në pikën pa kthim të humbjes së logjikës ndërkohë që planeti në fjalë lëshon pafund toksicitet në ajër, ne s’mund ta mbrojmë shëndetin e demokracisë paralamentare nga helmet që lëshohen këtu, Ne mund të themi vetëm fjalën tonë të lirë, siç do bëjmë dhe sot.”

Numri një i qeverisë duke e trajtuar në mënyrë kronologjike foli më konkretisht për sulmin në Banjskë dhe të gjitha zhvillimet e mëtejshme.

“Në fund të fundit, edhe për mua është rasti që t’i shtjelloj gjerësisht dhe troç të vërtetat e mia për Kosovën, duke u nisur sigurisht nga agresioni kriminal i Banjskës. Ai agresion nxorri thonjtë e krizës së Kosovës dhe ia nguli m’u në fyt dialogut dhe shtet-njohjes përfundimtare të Kosovës, shfaqja e përhijes të së shkuarës me armë e formacione ushtarake, armatimë të trafikuara për sulm ishte si kronika e zezë e një vdekjeje. Lajmi i vrasjes së efektivit ishte si një bombë që shpërtheu me forcën tronditëse të një sinjali, të përshkallëzimit të konfliktit në atë skenë. Ndez llampën e vjetër të krizës ballkanike në sytë e botës demokratike. Zhvillimi i mëtejshëm ishte tejet provokues.

Fundi ishte shembullor, falë forcave të Kosovës që neutralizuan zgjatjen e paparashikueshme të konfliktit duke iu përgjigjur provokimit djallëzor. Epilogu i ngjarjes, shpallja e zisë kombëtare e Beogradit për kriminelët pasi i morën jetën një polici ishte shëmbëlltyra e gjallë e hijes së të shkuarës, e cila bashkëjeton me Serbinë që prej disfatës finale të 1999-ës si hija që e ndjek njeriun sa fillon dita.”/tvklan.al

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump: Ndikimi i Izraelit në Kongresin Amerikan është dobësuar

Trump: Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet së shpejti, pavarësisht pasigurive në bisedime

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj: Humbëm Eliot Engel, një mik të madh të popullit shqiptar

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

​41 vjet nga vdekja e Enver Hoxhës, trashëgimi me debate

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Ish-kryetari i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, merr nënshtetësinë shqiptare

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Reperi Buta, i arresuari në përleshjen me armë zjarri sonte në Ferizaj

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Dhimbje e krenari bashkë, përkujtohen dëshmorët e martirët e lagjes “Kodra” në Prekaz

Përleshje dhe të shtëna në Ferizaj – një i lënduar e një i dyshuar në kërkim policor

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

I riu nga Istogu i zhgënjyer, lë Kosovën për Gjermaninë: S’gjeta punë

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

“Ishte i veçantë, një humorist i pashoq”, bashkëshortja kujton “Katanën” me mall

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

27-vjet pa “Katanën” – Agim Ramadani kujtohet si simbol i lirisë dhe sakrificës së Kosovës

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Sulmet ndaj policëve, kërkohet që qytetarët për pakënaqësi t’iu drejtohen organeve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën