TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

by Tëvë1
10 minuta ago
0
A A
“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

Në seancën e së enjtes në Gjykatën Themelore në Prishtinë, u rihap procedura gjyqësore për plotësim të provave në rastin ndaj Vllaznim Emërllahut, Muhamet Selmanit dhe Flamur Bekteshit, të cilët në cilësinë e zyrtarëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK) akuzohen se keqpërdorën detyrën në lidhje me tenderin e titulluar “Shitja e Qymyrit”.

Kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi tha se duhet të dëgjohen dëshmitarët Skender Bogiqi, Besnik Zymberi, Muhamed Zeka dhe Nusret Halili, të cilët kanë qenë anëtarë të komisionit të vlerësimit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjithashtu, pritet të dëgjohet ofertuesi i parë dhe një ofertues tjetër, për të sqaruar mënyrën e aplikimit.

“Gjykata vlerson se pa plotësimin e këtyre provave nuk mund të vazhdohet me shpalljen”, tha Ajvazi.

Në seancën e mbajtur më 12 shkurt 2026, u dha fjala përfundimtare nga palët në procedurë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë më 23 tetor 2023 ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve Vllaznim Emërllahu, Muhamet Selmani dhe Flamur Bekteshi në cilësinë e zyrtarëve në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Ata akuzohen në lidhje me tenderin e titulluar “Shitja e Qymyrit”.

I akuzuari Emërllahu në cilësinë e personit zyrtar si zyrtar i lartë i Zyrës së Prokurimit në KEK më 12 shkurt 2021 i kishte dërguar e-mail menaxheres për përkrahje të prokurimit të KEK-ut, Mirvete Gërguri që të dërgojë ofertën për publikim në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP), pa përfunduar dosjen e tenderit.

Tutje, në aktakuzë thuhet se KRPP-ja më 15 shkurt 2021 i kishte kthyer përgjigje me e-mail Gërgurit, duke kërkuar që ofertën për shitje të qymyrit ta publikonin në platformën e E-prokurimit e të cilin e-maili Gërguri ia kishte dërguar të pandehurit Emërllahu duke i kërkuar që të vepronte sipas udhëzimeve të KRPP-së.

Sipas aktit akuzues, i pandehuri përkundër këtij e-maili nuk e kishte publikuar ofertën në platformën E-prokurimi e as në atë të KRPP-së apo të KEK-ut, por se kishte vazhduar tutje me këtë aktivitet të prokurimit në kundërshtim me procedurat e prokurimit, ndërsa më 23 shkurt 2021 i pandehuri së bashku me të pandehurin Muhamet Selmani, ishin takuar po ashtu edhe me përfaqësuesin e operatorit ekonomik “Enertexh” sh.p.k Ilmi Zhugolli.

Tutje, thuhet se ata kishin biseduar për tenderin në fjalë e që më pas i njëjti OE ishte shpallur fitues për blerjen e 200.000 tonë qymyr me një çmim minimal për 1,600.000.00 Euro aq edhe sa kishte qenë oferta e shitjes, ku në këtë mënyrë i pandehuri ngarkohet se përpos që i kishte mundësuar përfitime të kundërligjshme OE “Enertexh”, sh.p.k në të njëjtën kohë u kishte mohuar konkurrencën dhe mundësinë e ofertimit edhe operatorëve të tjerë ekonomikë në këtë aktivitet të prokurimit.

Ndërsa, i pandehuri Selmani po akuzohet se më 23 shkurt 2023 në Prishtinë në cilësinë e personit zyrtar si Menaxher i Departamentit të Punëve dhe Shërbimeve në KEK në korridoret e objektit ishte takuar me përfaqësuesin e OE “Enertech” sh.p.k Ilmi Zhugolli së bashku me të akuzuarin tjetër Emërllahu pa qenë i publikuar tenderi në fjalë.

Gjatë bisedës mes tyre, thuhet që Selmani i kishte thënë këtij të fundit se: “Unë e sqaroj këtë punë me operatorin në kafene”, kurse kur ishte kthyer nga takimi me përfaqësuesin e OE fillimisht kishte shkuar në zyrën e të akuzuarit Emërllahu duke i kërkuar që të mos e publikonte tenderin në fjalë. Kurse, pas disa minutash i kishte dërguar edhe e-mail zyrtar duke i kërkuar që të mos e publikonte ofertën për shitje të qymyrit në platformën E-prokurimi. Ndërsa dosjen e tenderit të ia dërgonte “Enertech” sh.p.k.

Kurse, i akuzuari Bekteshi në cilësinë e zyrtarit përgjegjës i Zyrës së Prokurimit në KEK akuzohet se edhe pse ka qenë në dijeni edhe i njoftuar në vazhdimësi për mos-publikimin e këtij tenderi dhe atë përmes e-mailave të KRPP-së të 15 shkurt 2021 si dhe nga e-maili i të akuzuarit Selmani i 23 shkurt 2021 i cili kërkonte nga i akuzuari Emërllahu që të mos e publikonte tenderin në fjalë dhe që të shpërndahej dosja e tenderit OE pa e publikuar ofertën.

Tutje, sipas aktakuzës i njëjti përveç që nuk kishte ndërmarrë veprime ligjore për ndërprerjen e këtij aktiviteti të kundërligjshëm ai prapë se prapë kishte vazhduar tutje me procedurën e prokurimit deri sa më 1 prill 2021 e kishte shpërblyer OE “Enertech”, sh.p.k duke e nënshkruar kontratën e shitjen e thëngjillit me një çmim minimal prej 1 milion e 600 mijë euro për 200 mijë tonë thëngjill, aq sa ishte edhe oferta minimale e shitjes.

Me këtë të pandehurit Vllaznim Emërllahu, Muhamet Selmani dhe Flamur Bekteshi po akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Tags: GjykataTeve1vendim
ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Katari uron Kosovën për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Shpërndahen mbi 1 mijë e 200 pako ushqimore për familjet në nevojë në Mitrovicë për nder të Ramazanit

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Ambasada e Kosovës falënderon Guvernatoren e Maine për njohjen zyrtare të Ditës së Pavarësisë

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

Gazetarët palestinezë rrëfejnë torturat dhe abuzimin sistematik në paraburgimet izraelite

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

“Dosja Qymyri”- Rihapet procedura gjyqësore në rastin e tenderit për shitjen e qymyrit, do të dëgjohen disa dëshmitarë

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

Nga paraburgimi në arrest shtëpiak – Gjykata në Gjilan merr vendim të ri për Arianit Sllamnikun

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

​PE mirëpret progresin e Shqipërisë: Thellim i reformave, zbatim i plotë i rekomandimeve për zgjedhjet

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Shkëndija pranë “jackpotit”, 7 milionë euro fitim nëse e kalon Samsunsporin

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Messi rikthehet nga lëndimi dhe stërvitet me ekipin, gati për ndeshjen e parë të sezonit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën