TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dosja e Prokurorisë ndaj dy zyrtarëve të Suharekës: Buxheti i komunës u dëmtua afro 7 mijë euro

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Prizren për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj Ahmet Emërllahut dhe Lorika Gashi-Sadikajt, të cilët akuzohen se në cilësinë e zyrtarëve të Komunës së Suharekës keqpërdorën detyrën zyrtare lidhur me projektin për ndërtimin e lapidarëve në fshatin Studençan, Vraniq e Dubravë. Ata ngarkohen se me veprimet e tyre dëmtuan buxhetin e Komunës së Suharekës 6 mijë e 900 euro.

Sipas aktakuzës së publikuar nga “Betimi për Drejtësi”, thuhet se në periudhën kohore nga 20 tetori 2023 e në vazhdim deri në përfundim të realizimit të projektit në Suharekë, i pandehuri Ahmet Emërllahu i caktuar si menaxher i kontratës dhe e pandehura Lorika Gashi – Sadikaj, në cilësinë e drejtores për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë në Komunën e Suharekës, e caktuar si mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë e menaxherit të kontratës e lidhur në mes Komunës dhe operatorit ekonomik “Ideor Construcion”, në projektin “Loti I” për ndërtimin e lapidarit në fshatrat Studençan, Vraniq dhe Dubravë lidhur me kontratën me çmim prej 49 mijë e 995 euro, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar i tejkalojnë kompetencat e tyre ose nuk i përmbushin detyrat e tyre zyrtare.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Emërllahu në cilësinë e menaxherit të kontratës ka urdhëruar operatorin ekonomik të ndryshojë projektin dhe të realizojë punët që nuk kanë qenë në projekt, duke ndryshuar projektin gjatë ekzekutimit dhe anashkaluar Zyrën e Prokurimit dhe Zyrën e Autoritetit Kontraktues.

Ndërsa e pandehura e dytë Lorika Gashi- Sadikaj, ngarkohet se si mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë, heshtazi ka pranuar të gjitha këto shkelje të menaxherit të kontratës, krejt me qëllim që të mundësojnë përfitim të dobisë për OE “Ideor Construcion” dhe me këtë i shkaktojnë dëm buxhetit komunal.

Sipas aktakuzës, më 14 dhjetor 2023 konfirmojnë me nënshkrimin e tyre të dhënat e pavërteta në raportin e situacionit të parë (I) të përkohshëm për pagesën e vlerës prej 41 mijë e 270 euro, si dhe në raportin e situacionit të dytë (II) përfundimtarë të punimeve të 22 dhjetorit 2023 në vlerë prej 7 mijë e 377 euro e 20 centë, edhe pse nuk është realizuar asnjë punim në ndërtimin e lapidarit në fshatin Studençan ku vlera e investimit sipas kontratës ishte 6 mijë e 900 euuro dhe për këtë shumë i shkaktojnë dëm buxhetit të Komunës së Suharekës.

Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par. 2 lidhur me par. 1-3, nënpar. 3.4 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal.

Prokuroria ka propozuar edhe dënim plotësues- ndalimin e ushtrimit të funksioneve në shërbimin publik- inspektore e ndërtimit.

Çka deklaruan të akuzuarit në Prokurori?

I akuzuari Emërllahu në deklaratën e dhënë në Prokurori më 22 maj 2025 ka pranuar se ka qenë menaxher i kontratës të lidhur ndërmjet Komunës së Suharekës me operatorin “Ideor Construcion” në prokektin “Loti 1” për ndërtimin e lapidarëve në fshatrat Studençan, Vraniq dhe Dubravë, me kontratë me vlerë prej 48 mijë e 995 euro dhe objekti i kontratës ka qenë renovim apo riparim i tre lapidarëve në ato fshatra.

Sipas tij, për lapidarin në fshatin Studençan janë paraparë 6 mijë e 900 euro, por me kërkesë të familjarëve të dëshmorëve në Dubravë dhe me vendim nga kryetari i komunës, ato mjete janë shpenzuar në Dubravë dhe një pjesë në Vraniq, me arsyetimin se lapidari në fshatin Dubravë është ndryshuar duke shtuar në gjatësi lapidarin.

“… kështu që është bërë ndryshimi dhe mjetet të cilat kanë qenë të destinuara në fshatin Sutdenqan janë bartur në fshatin Dubravë dhe Vraniq dhe se kërkesën për ndryshim të projektit kanë bërë qytetarët dhe ky më pas i është drejtuar kryetarit me shkrim dhe ai ka aprovuar ndryshimet që kam kërkuar me shkrim pastaj vendimi i kryetarit është përcjellur në zyre të prokurimit”, citohet nga deklarimi i Amërllahut.

Kurse, e akuzuara Lorika Gashi-Sadikaj thuhet se në Prokurori ka thënë se atëkohë ka qenë drejtore për Kulturë, Rini dhe Sport, nga viti 2021, dhe më 2024 ka dhënë dorëheqje për shkaqe familjare. Ka thënë se ka qenë mbikëqyrëse e drejtpërdrejtë e menaxherit të kontratës në bazë të vendimit që është lëshuar nga kryetari i komunës së Suharekës më 20 tetor 2023 dhe se objekti i kontratës ka qenë rinovimi i tre lapidarëve në fshatin Studençan, Vraniq dhe në Dubravë, me vlerë totale të kontratës 49 mijë e 995 euro.

Sipas saj, vlera e paraparë për Studençan ka qenë 6 mijë e 900 euro për renovim të lapidarit ekzistues dhe gurthemel të një guri ku është vendosur pllaka e themelimit të UÇK-së dhe bashkimit të dy njësiteve, në fshatin Dubravë 7 mijë e 400 euro për renovim të lapidarit ekzistues dhe në Vraniq 35 mijë e 695 euro për renovim dhe projekti ka përfunduar në afat.

Por, që sipas saj, një grup i donatorëve kishin kërkuar ta përfundojnë projektin.

“.…sa i përket punimeve të realizuara thekson se gjatë procesit të tenderimit është ardhur një grup i donatorëve me kërkesë të fshatit Studentqan të cilët e kanë gjetur donatorë dhe janë pjesë e donacioneve kanë dashur që ta përfundojnë projektin më dt. 13.06.2023, rreth investimit të donatorëve nuk ka njohuri ndërsa rreth parave që i ka ndarë buxheti për këto tre lapidarë meqë lapidari në fshatin Studentqan nuk është ndërtuar zyra e kryetarit e ka pranuar një kërkesë nga banorët e fshatit Dubravë për ndryshim dhe rritje të lapidarit ku edhe kjo kërkesë nga zyra e kryetarit është aprovuar, është lajmëruar edhe tek menaxheri i kontratës dhe të gjitha ato mjete janë bartur nga fshati Studentqan në fshatin Dubravë me arsyetim se në fshatin Studentqan veç kishte përfunduar lapidari me donatorë”, citohet se deklaroi ajo.

Më tej, theksohet se Gashi-Saikaj ka thënë se nuk ka pasur kompetencë as përgjegjësi për sa i përket procesit të prokurimit as ndryshimeve që janë bërë me vendim të kryetarit, por konsideron se këto mjete janë drejtuar dhe janë bartur në punët shtesë të lapidarit në fshatin Dubravë, ku edhe menaxheri i kontratës e kishte cekur në pagesën e situacionit të dytë dhe se mjetet që kanë qenë të destinuar për realizimin e punëve në Studençan janë bartur për punët e realizuara në Dubravë.

“E njëjta nuk e kam ditur që nuk bënë ky ndryshim në bazë të vendimit të kryetarit ka menduar se është e lejueshme dhe e ka kuptuar vetëm në momentin kur është ftuar të merret në pyetje në polici se qenka diçka jashtë ligjore, mendon se ka vepruar në bazë të vendimit të kryetarit dhe ka menduar se secili urdhër i kryetarit është i zbatueshëm dhe është ligjor duke shtuar se pasi është marrë në pyetje në polici e ka kuptuar se ka qenë shkelje por jo me dashje në atë kohë nuk e ka ditur me faktin se ka qenë fillestare”, citohet deklarimi i të pandehurës në aktakuzë.

Tags: Dosja e ProkurorisësuharekTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vonohet numërimi në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot – KQZ njofton për probleme me rrjetin elektrik dhe internetin

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzon mbi 2 mijë të tjera

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

Turbullirat në kanalin Ibër-Lepenc lënë pa ujë disa zona të Fushë Kosovës, Obiliqit, Drenasit e Prishtinës

Vonohet numërimi në Prishtinë, Podujevë dhe Kllokot – KQZ njofton për probleme me rrjetin elektrik dhe internetin

KQZ aprovon mbi 7 mijë pako me fletëvotime jashtë Kosovës dhe refuzon mbi 2 mijë të tjera

Hoxha uron që edhe Kosova ta sigurojë plejofin

Hoxha uron që edhe Kosova ta sigurojë plejofin

Duka nuk dëshiron përballje me Kosovën: Do na vriste njërin nga ne

Duka nuk dëshiron përballje me Kosovën: Do na vriste njërin nga ne

Sylvinho: Krenar që i kemi bërë të lumtur 10 milionë shqiptarë

Sylvinho: Krenar që i kemi bërë të lumtur 10 milionë shqiptarë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një të dyshuari për vjedhje të rëndë

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

Dogana e Kosovës asgjëson mbi 300 pako shamponësh të falsifikuar të markës “HOBBY”

​Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

​Një kompani kineze e sanksionuar nga SHBA-ja në garë për ndërtimin e autostradës së Malit të Zi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën