TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Doracaku për edukim seksual ngjalli reagime – a po zbatohet në shkolla?

by Doresa Geci
2 vjet ago
1
A A
Doracaku për edukim seksual ngjalli reagime –  a po zbatohet në shkolla?

Doracaku në të cilën parashihet edukimi seksual dhe shëndeti riprodhuese i bërë në vitin 2023 ka ngjallur reagime të shumta. Pasi në këtë doracak parashihet që nxënësit e shkollave fillore për 5 minuta të ketë të drejt prekjen e shokut/ shoqes së klasës  në të gjithë trupin. Por sipas Instituti Pedagogjik një gjë e tillë nuk ndodhë në shkollat e Kosovës.

Në atë kurrikulë, ministrja Nagavci ka miratuar që fëmijët të marrin një shembull një vajzë dhe një djalë që i qesin para gjithë shokëve të klasës dhe njërit ia mbyll sytë për 5 minuta e nxënësi tjetër ka me ia prek me dorë trupin me sytë mbyllur dhe pastaj do t’i ndërrojnë rolet e më pas do të tregojnë se çka kanë ndjerë, çfarë organe kanë prekur.

Kjo deklaratë e deputetit Eman Rramani ngjalli reagime të shumta.

Kjo pasi ky aktivitet parashihet në kuadër të doracakut për mësimdhënës, “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues”.

E në këtë doracak, i cili u është dedikuar nxënësve nga klasa e parë deri në të pestën, tregohet rëndësia e këtij aktiviteti.

“Ky aktivitet ndihmon në rritjen e ndërveprimit midis nxënësve dhe u jep atyre mundësinë që të reflektojnë ndaj mënyrave të ndryshme të komunikimit, ndjenjave të  tyre dhe bashkëveprimit midis njerëzve. P.sh.: disa shoqërues mund të reagojnë në mënyrë të ashpër ndaj të verbërve që shoqërojnë, të tjerë mund t’i trajtojnë ata sikur të ishin fëmijë ndërsa të tjerët mund t’i nënvlerësojnë ata krejtësisht. Mësuesi/ja (që në këtë rast është në rolin e lehtësuesit) i argumenton këto sjellje të nxënësve që e luajnë rolin e shoqëruesit, me aftësinë e tyre si “lehtësues”’.

Mësimdhënësi i edukatës qytetare në shkollën “Emin Duraku”Florim Shabani tregon se a bëhen aktivitete të tilla në shkollën ku ai punon.

“Unë si mësimdhënës nuk e praktikoj një gjë të tillë sepse kemi metoda të tjera përmes teknologjisë dhe nuk kemi nevojë të bëjmë këso demonstrimi, dhe është çështje që prek intimitetin e individit dhe nuk guxojmë në këtë aspekt dhe nuk lejon nxënësi të bie në asi pozite për arsye e kemi metodën e teknologjisë”, ka deklaruar ai.

Por sipas tij gjatë lëndës së “Edukatë Qytetare” nxënësit mësojnë rreth edukimit seksual.

“Më shumë është si fokus në klasat e nënta ku bëhet dallimi ndërmjet gjinisë dhe seksit, rolet gjinore, orientimet seksuale në kuadër të plan program. Diskutojmë për orientimin e tyre, dallimi në anën biologjike raportet shoqërore se si duhet të krijojnë raportet”, ka pohuar ai.

Edhe nga Instituti Pedagogjik, mohojnë se aktivitete të tilla mbahen në shkollat në Kosovë.

Por sipas tyre në kuadër të disa lëndëve ligjërohet për edukimin seksual.

“Përfshirja e elementeve të edukimit seksual në kurrikulën është në zbatim është vlerë e shtuar e kutikulës sepse këto tema si edukimi seksual kanë qenë tema tabu, sepse ne e dijmë se arsimtarët kur kanë fol për organe gjenitale ju ka ardh keq dhe e kanë rrotulluar në faqen tjetër”, ka thënë Ismet Potera nga Instituti Pedagogjik.

Pas deklaratave të Rrahmanit në Kuvend, ministrja Nagavci kishte reaguar duke thënë se ish bashkëpartiaku i saj çdo herë e kishte keqpërdorur foltoren e Kuvendit për interesa personale.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën