TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dokumenti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Murseli është i shëndoshë mendërisht dhe plotësisht i përgjegjshëm

by Tëvë1
7 muaj ago
2
A A
Dokumenti i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Murseli është i shëndoshë mendërisht dhe plotësisht i përgjegjshëm

Instituti i Psikiatrisë Forenzike ka përfunduar ekzaminimin psikiatrik të Naim Murselit, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.

Sipas raportit të siguruar nga Tëvë1, Murseli është vlerësuar si plotësisht i përgjegjshëm dhe pa çrregullime mendore.

“Tek i ekzaminuari Naim Murseli nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm”, thuhet në raportin zyrtar.

Tutje, në dokument sqarohet se nuk janë gjetur as dëshmi për abuzim me substanca psikoaktive apo alkool.

“Nuk është konstatuar ndonjë përmbajtje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive ose alkool. Në momentin e kryerjes së veprës për të cilën akuzohet, nuk është identifikuar ndonjë simptomatologji e nivelit patologjik, e cila do të mund të ndikonte në aftësinë e tij mendore për ta kuptuar rëndësinë e veprës si dhe të kontrollojë veprimet e tij. Kjo është bazuar edhe në sjelljen e tij dhe dinamikën para, gjatë dhe pas veprës, për të cilën akuzohet”, thuhet në raport.

Në konstatimet përfundimtare, Instituti thotë:

“Murseli është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm. Mund të marrë pjesë në seancën gjyqësore, është i aftë për të mbrojtur veten, të konsultohet me persona të tjerë duke përfshirë mbrojtësit, kupton akuzën dhe është në gjendje të përballet me gjykimin”.

Raporti përshkruan edhe gjendjen psikike aktuale të Murselit:

“I vetëdijshëm, i orientuar në kohë dhe hapësirë, pamja e jashtme i përgjigjet moshës. I qetë në aspektin psikomotor. Bashkëpunues, i përgjigjet thirrjes për bisedë. Kontakti me sy vihet dhe mbahet. Kontakti verbal vihet dhe mbahet pa insistim. Rrjedha e të folurit normale pa ndryshime në të folur. Flet qartë dhe i përshkruan të gjitha ngjarjet në detaje. Nuk mungon spontaniteti. I preokupuar me situatën në të cilën ndodhet. Mekanizma mbrojtës përdor shmangien, projektimin dhe mohimin. Në të menduar aktualisht nuk konstatohen çrregullime për nga forma apo përmbajtja. Nuk konstatohen ndryshime në sferën perceptive. Funksionet kognitive të ruajtura. Fondi i njohurive i përgjigjet nivelit të tij të edukimit. Aktualisht mohon idetë suicidale dhe homicidale. Të gjykuarit e ruajtur, koshient për gjendjen në të cilën ndodhet”.

Murseli ishte dërguar për ekzaminim në Institutin e Psikiatrisë Forenzike katër javë më parë, pas kërkesës së mbrojtjes, e cila kishte pretenduar se klienti i tyre shfaqte shenja të paqëndrueshmërisë mendore.

Gjatë seancave të mëparshme gjyqësore, përfshirë shqyrtimin fillestar dhe atë të parë të shqyrtimit gjyqësor, Murseli është deklaruar i pafajshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij.

Sipas aktakuzës, Naim Murseli dyshohet se ka organizuar vrasjen e Liridona Ademajt për motive hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në vlerë prej rreth 260 mijë euro. Ai akuzohet se e ka planifikuar vrasjen së bashku me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të cilëve u kishte premtuar 30 mijë euro për ta kryer krimin.

Në fund të dokumenti shkruhet se:

“Tek i nderuar nuk është konstatuar ndonjë çrregullim mendor apo sëmundje mendore e karakterit të përkohshëm apo përhershëm. Nuk është konstatuar ndonjë prapambetje, ngecje mendore apo abuzim me substanca psikoaktive ose alkool. I njëjti është plotësisht i përgjegjshëm dhe i llogaritshëm”, thuhet ne fund të dokumentit.

 

 

Tags: dokumentiNaim murselTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Vetura del nga rruga – një person i lënduar në rrugën Kaçanik – Hani i Elezit, bllokohet qarkullimi

Klintonët do të dëshmojnë në hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve për Epsteinin

Klintonët do të dëshmojnë në hetimin e Dhomës së Përfaqësuesve për Epsteinin

Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

Osmani udhëton në Emiratet e Bashkuara Arabe për Samitin Botëror të Qeverisjes

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

UEFA i përgjigjet ministrit Çeku: “Diskutime për FFK-në pas Kuvendit të 5 shkurtit”

UEFA i përgjigjet ministrit Çeku: “Diskutime për FFK-në pas Kuvendit të 5 shkurtit”

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Basha: Përkujtimi i 3 dhe 4 shkurtit në veri të Mitrovicës, thirrje për drejtësi dhe zotim

Forcat izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin një tjetër në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Forcat izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin një tjetër në Gaza, pavarësisht armëpushimit

James Harden trondit merkaton e NBA, LA Clippers po punon për shitjen e tij

James Harden trondit merkaton e NBA, LA Clippers po punon për shitjen e tij

Merz i bën thirrje Evropës të bëhet “më e pavarur” mes trazirave globale

Merz i bën thirrje Evropës të bëhet “më e pavarur” mes trazirave globale

Asllani flet për formën e mirë

Fisnik Asllani mes Bayernit e Dortmundit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën