Dogana e Kosovës gjatë kontrollit në pikë kalimin kufitar në Vërmicë ka ndaluar një automjet ku janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion përcjellës.
Sipas njoftimit të Doganës, vlera e përafërt e mallit të evidentuar është rreth 2,300 euro.
“Pas deklarimit nga drejtuesi i mjetit se nuk posedonte mallra për deklarim, është kryer kontroll fizik i automjetit, me ç’rast në hapësirën e bagazhit janë gjetur 40 tonerë të padeklaruar, për të cilët nuk është paraqitur dokumentacion përcjellës, përfshirë faturë apo dëshmi tjetër të origjinës”, thuhet në njoftim./teve1.info/







