Dogana e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e produkteve të falsifikuara me markat e mbrojtura APPLE dhe NIKE në territorin e Kosovës.
Në operacionin e ndërmarrë, janë sekuestruar 2610 fotrolla mbrojtës për telefona te brendit Apple si dhe 970 fotrolla mbrojtës për telefona te brendit Nike.
”Ky sukses i arritur është rezultat i angazhimit në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale dhe luftën ndaj aktiviteteve të paligjshme të shpërndarjes së produkteve të falsifikuara”, thuhet në njoftim.