TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dodiku zotohet se do t’ia ndalojë Schmidtit hyrjen në Republikën Sërpska

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dodiku zotohet se do t’ia ndalojë Schmidtit hyrjen në Republikën Sërpska

Presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka thënë të mërkurën se do t’ia ndalojë hyrjen në entitetin serb të Bosnjës dhe Hercegovinës përfaqësuesit të lartë të Komunitetit Ndërkombëtar në Bosnjë, Christian Schmidt.

Njoftimi i tij vjen vetëm pak kohë pasi prokurorët ngrenë padi ndaj Dodikut për kalimin e ligjeve që do t’ua mundësojë entitetit serb të Bosnjës – i njohur si Republika Sërpska – anashkalimin apo injorimin e vendimeve të përfaqësuesit të lartë në Bosnjë dhe të Gjykatës Kushtetuese.

“Ne nuk e respektojmë Schmidtin”, tha Dodik para mediave në Banja Llukë, kryeqytetin e Republikës Sërpska.

“Që nga mëngjesi i sotëm, jemi duke e përpunuar një dekret për mënyrën se si ta kthejmë atë mbrapshtë, dhe se si ta arrestojmë nëse ai vjen këtu”, shtoi Dodik.

Schmidt është i ngarkuar me detyrë për t’i mbikëqyrur aspektet civile të Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës së përgjakshme të Bosnjës në vitet ’90.

Si përfaqësues ndërkombëtar, Schmidt ka pushtet të madh, përfshirë mundësinë për t’i shkarkuar zyrtarët e emëruar dhe për të vendosur ligje.

Dodiku, megjithatë, nuk ka pranuar ta njohë autoritetin e Schmidit, qëkur ky post e humbi mbështetjen e Kombeve të Bashkuara falë një intervenimi nga Rusia dhe Pekini.

Vendimi i fundit vjen pas disa muajve tensionesh së rritura në vendin e Ballkanit, pasi Dodiku nënshkroi legjislacionin kontroverse këtë verë.

Në korrik, Schmidt i shfuqizoi të dy ligjet e nënshkruara nga Dodiku./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Lajçak thotë se “ndihet si idiot” pas rileximit të mesazheve me Epsteinin

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

Sulmet ruse godasin rrjetin elektrik të Ukrainës, plagosin 10 persona

Forcat izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin një tjetër në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Forcat izraelite vrasin një palestinez dhe plagosin një tjetër në Gaza, pavarësisht armëpushimit

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Ankaraja përpiqet të sjellë SHBA-në dhe Iranin në tryezën e bisedimeve

Prishtina e Re angazhon sulmues nga Belgjika

Prishtina e Re angazhon sulmues nga Belgjika

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Osmani takon presidentin e Sierra Leones, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve

Rinumërohen mbi  55% e  vendvotimeve

Intervsitimi i të dyshuarave për manipulim të votave në Viti është duke vazhduar

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Dita Globale e Zgjedhjeve, DnV: Integriteti zgjedhor, kushti bazë i demokracisë funksionale

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Prebreza dorëzon 60 dosje në Policinë e Kosovës

Aktakuzë ndaj pesë personave për krim të organizuar

Aktakuzë ndaj policit që lejoi hyrjen në Kosovë personit që e kishte të ndaluar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën