TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dodik emëron Vulinin senator të Republikës Sërpska

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Vulin: Serbia nuk do të bëhet kurrë pjesë e histerisë anti-ruse

Aleksandar Vulin, ish-ministër në Qeverinë e Serbisë dhe ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, është bërë anëtar i ri i Senatit të Republikës Sërpska, me vendim të presidentit të Bosnjë e Hercegovinës.

Siç njofton agjencia Srna, Vulin “bazuar në Kushtetutën e Republikës Sërpska dhe Ligjit për Senatin” është emëruar senator nga 1 dhjetori. Ky vendim, sipas njoftimit, do të publikohet në Gazetën Zyrtare të Republikës Sërpska.

Reklamë

Vendimi për emërimin e Vulinit nuk është publikuar ende në Gazetën Zyrtare dhe as në faqen e presidentit të Republikës Sërpska.

Vulin, i cili në dekadën e fundit mbante disa pozita si drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe ministër i Mbrojtjes dhe Punëve të Brendshme, më 3 nëntor dha dorëheqje nga pozita e drejtorit të Agjencisë për Siguri dhe Informacion (BIA).

Politikani serb, i cili kryeson partinë Lëvizja Socialiste, që nga korriku është përfshirë në listën e të sanksionuarve të SHBA-së, për shkak të dyshimeve për korrupsion, përfshirjes në trafikun e drogës dhe lidhjeve me Rusinë, raporton REL.

Pas shpalljes së sanksioneve kundër Vulinit, Dodik, i cili gjithashtu është nën sanksionet e SHBA-së, e mbështeti atë duke thënë se ishte “një shpërblim për patriotizmin dhe këmbënguljen e tij në ruajtjen e marrëdhënieve miqësore me Rusinë dhe popullin rus”.

Në vitin 2020, si ministër i Mbrojtjes i Serbisë, Vulin mori Urdhrin e flamurit të Republikës Sërpska me një kurorë të artë në Banja Llukë, për “kontributin e tij në zhvillimin e marrëdhënieve të përgjithshme ndërmjet Serbisë dhe Republikës Srpska”.

Cilat janë kompetencat e Senatit të RS?

Senati i Republikës Sërpska është një organ këshillimor i themeluar me Kushtetutën e entitetit nga viti 1992 dhe puna e tij rregullohet me Ligjin për Senatin nga viti 1997.

Presidenti i Republikës Sërpska zgjedh senatorët, të cilët mund të jenë më së shumti 55 në numë numër, mandati i tyre zgjat shtatë vjet dhe si anëtarë të senatit zgjidhen “figura të shquara të jetës publike, shkencore dhe kulturore”, siç thuhet në Kushtetutë.

Anëtarët e mbledhjes së Senatit të vitit 2017 përfshijnë, ndër të tjera drejtorin Emir Kusturica, historianen ruse, Jelena Guskova, peshkopin e Dyseldorfit dhe të gjithë Gjermanisë, Grigorije Duriq, politikanë të dikurshëm dhe aktualë, si dhe biznesmenë nga Republika Sërpska.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë katolike në Minneapolis

Tre të vdekur dhe 20 të plagosur nga të shtënat me armë në një shkollë katolike në Minneapolis

Piloti kroat i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe arrestohen në Kroaci në hetimin për spiunim për Serbinë

Piloti kroat i KFOR-it dhe partnerja e tij serbe arrestohen në Kroaci në hetimin për spiunim për Serbinë

Kina dhe Arabia Saudite zotohen të thellojnë bashkëpunimin

Kina dhe Arabia Saudite zotohen të thellojnë bashkëpunimin

Trump vendos tarifa 50% ndaj importeve nga India

Trump vendos tarifa 50% ndaj importeve nga India

“Këndi Debatit” 27.08.2025

“Këndi Debatit” 27.08.2025

Ndërpritet greva e autobusëve, por s’ka marrëveshje

Ndërpritet greva e autobusëve, por s’ka marrëveshje

“Adriatiku” përfshihet nga flakët, pronari nuk dyshon që ishte e qëllimshme

“Adriatiku” përfshihet nga flakët, pronari nuk dyshon që ishte e qëllimshme

Banorët e një lagje në Mitrovicë të Veriut në hall me qentë

Banorët e një lagje në Mitrovicë të Veriut në hall me qentë

Muja drejtë Anderlechtit

Arbnor Muja huazohet te Sint-Truiden

Basha në diplomë ka vlerësimin “Suma Cum Laude”, që është më i lartë në Amerikë

Basha: E çmoj lart luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit

Jashari thotë se vendi mund të hyjë në bllokadë institucionale

Jashari: Anëtarët e Listës Serbe që kanë kryer veprimtari kundër shtetit duhet të vihen para drejtësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X