TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

DnV publikon raportin përfundimtar për zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit 2025

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Demokracia në Veprim (DnV) ka prezantuar sot raportin final të vëzhgimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit 2025, duke hapur një diskutim më të gjerë mbi mësimet nga ky proces dhe nevojën për ndërhyrje konkrete në sistemin zgjedhor.

Raporti përmbledh gjetjet nga të gjitha fazat e procesit zgjedhor, me theks të veçantë te zhvillimet në fazën paszgjedhore, veçanërisht te numërimi dhe rinumërimi i votave preferenciale të kandidatëve.

Mbi 242 mijë ndryshime në këto vota dhe një proces që zgjati mbi një muaj e gjysmë deri në përmbyllje, e zhvendosën vëmendjen nga rezultati tek mënyra si funksionon vetë sistemi dhe si u arrit deri te ai rezultat. Në këtë kuadër, u trajtuan disa nga dimensionet kryesore të procesit zgjedhor, përfshirë rolin dhe funksionimin e administratës zgjedhore, organizimin e votimit jashtë vendit, si dhe barazinë në garë gjatë fushatës.

U theksua se zgjedhjet duhet të vlerësohen si një proces i plotë, që fillon shumë më herët dhe përmbyllet vetëm pas trajtimit të të gjitha fazave, përfshirë numërimin dhe drejtësinë zgjedhore.

Paneli i diskutimit që pasoi, me pjesëmarrjen e udhëheqësve të grupeve parlamentare (LVV, LDK dhe AAK), përfaqësuesve të institucioneve zgjedhore dhe akterëve të tjerë, u përqendrua te nevoja për një reformë që shkon përtej rregullimeve teknike. Në këtë drejtim, u trajtuan edhe elemente më substanciale të sistemit zgjedhor, si zonat zgjedhore, mënyra e zgjedhjes së Presidentit, pragu zgjedhor dhe të ngjashme.

Në anën tjetër, diskutimi u ndal edhe te aspektet teknike të procesit, veçanërisht modeli i numërimit të votave, roli dhe përbërja e KQZ-së, organizimi i votimit jashtë vendit dhe ndikimi i vendimeve financiare të ekzekutivit në garën zgjedhore. U theksua se organizimi i zgjedhjeve, sidomos në kushte të afateve të shkurtra, mbetet sfidë serioze për administratën zgjedhore, ndërsa kompleksiteti i operacioneve kërkon planifikim dhe kapacitete më të qëndrueshme.

Diskutimi konfirmoi se shumë prej problemeve të evidentuara në këtë raport janë të njohura dhe të përsëritura edhe nga proceset e mëhershme. Në këtë drejtim, u nënvizua nevoja që gjetjet dhe rekomandimet të mos mbeten vetëm në nivel raportimi, por të shërbejnë si bazë për një debat të strukturuar dhe për hapa konkretë drejt përmirësimit të sistemit zgjedhor në Kosovë.

Tags: DnVTeve1zgjedhjet 2025
ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi: Daljet e Vjosa Osmani në terren janë fushatë për rikthim në politikë

Bytyqi: Daljet e Vjosa Osmani në terren janë fushatë për rikthim në politikë

Osmani shpërndan Kuvendin pas dështimit për zgjedhjen e presidentit, vendi shkon në zgjedhje

Kushtetuese e shpall të papranueshme kërkesën e Vjosa Osmani për çështjen e KQZ-së

LVV e propozon sërish Albulena Haxhiun për Kryetare të Kuvendit

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Albulena Haxhiu për procedurën e zgjedhjes së Presidentit

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeveria

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën