TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

DnV: Fushata është karakterizuar me gjuhë të urrejtjes

by Tëvë1
9 muaj ago
2
A A
DnV: Fushata është karakterizuar me gjuhë të urrejtjes

Koalicioni i OJQ-ve Demokracia në Veprim, në një komunikatë për media ka shpalosur të dhënat nga monitorimi për mbarëvajtjen e 30 ditëve të fushatës zgjedhore, përmes mbi 40 vëzhguesve afatgjatë.

DnV thekson se fushata është karakterizuar me raste të theksuara të përdorimit të gjuhës së urrejtjes, diskriminuese apo fyese.

Sipas tyre, rreth 1/5 e tubimeve publike të organizuara, është raportuar për raste të një gjuhe të tillë.

“Në përqindje, Lëvizja Vetëvendosje prin sa i përket aktiviteteve të zhvilluara ku ka pasur gjuhë të urrejtjes – me rreth 21% të aktiviteteve; pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 19% të aktiviteteve; Lidhja Demokratike e Kosovës me rreth 18% të aktiviteteve; dhe Partia Demokratike e Kosovës me 14% të aktiviteteve të organizuara, në të cilat ka pasur gjuhë nxitëse apo të urrejtjes”, thekson ky rrjet i organizatave.

DnV ka monitoruar 786 aktivitete të subjekteve politike në tërë vendin, ku më së shumti tubime publike ka organizuar Partia Demokratike e Kosovës me 206, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 202, Lëvizja Vetëvendosje me 163 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 113.

“Sa i përket pjesëmarrjes qytetare, pothuajse gjysma e tubimeve ishin të mesme, me deri në 200 pjesëmarrës. Tubimet e vogla me deri në 50 pjesëmarrës përbëjnë 23% të aktiviteteve, kurse tubimet e mëdha me mbi 500 pjesëmarrës janë 15% e numrit të përgjithshëm të aktiviteteve”, thekson DnV në komunikatë.

Sa i përket gjuhës së urrejtjes, janë identifikuar 878 raste të gjuhës denigruese dhe nxitjes së urrejtjes, veçanërisht në videot e realizuara nga subjektet politike dhe të shpërndara në rrjetet sociale.

Ndërkaq incidente ka pasur edhe në mënyrë fizike.

“Rastet kryesore të incidenteve përfshijnë hedhjen e mjeteve të forta dhe atyre piroteknike në një tubim në Skenderaj, djegien e materialeve propaganduese të kandidatëve, si dhe disa incidente në komunat me shumicë serbe, të tilla si pengimi i aktiviteteve elektorale në Graçanicë, hedhja e një kokteji molotovi mbi një veturë të KQZ-së, si dhe disa incidente të tjera në veri të vendit”, thekson DnV.

Sa i përket gjobave të shqiptuara, PZAP ka nxjerr gjithsej 222 vendime sa i përket ankesave për shkelje të rregullave të fushatës zgjedhore, prej të cilave 125 kanë qenë vendime aprovuese dhe 97 vendime refuzuese. Lidhur me vendimet dënuese PZAP ka shqiptuar në total 654,500 euro gjoba për subjektet politike që kanë kryer shkelje ligjore të Kodit të Etikës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Spahiu: Lushtaku e Lladorvci janë kryetarët e PDK-së, derisa Thaçi e Veseli ndodhen në Hagë

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Sadiku e vlerëson jo serioze ftesën e Konjufcës për Haradinajn

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

“InfoNata” 13.11.2025

“InfoNata” 13.11.2025

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Shqipëria mposht Andorrën, konfirmon fazën “play-off”

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

Fazliu e sheh Hamzën si figura që mund të zbehë polarizimin në skenën politike

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

​Kristian Asllani shënon për Shqipërinë

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Maloku: Figura e kandidatit për kryeministër nuk ishte problem i opozitës, LVV e imponoi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën