TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Djali i Tefik Mustafës: Gjendja e babait në paraburgim në Serbi nuk është shumë e mirë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Djali i Tefik Mustafës: Gjendja e babait në paraburgim në Serbi nuk është shumë e mirë

Tefik Mustafa është arrestuar më 1 qershor nga policia e Serbisë në pikën kufitare në Merdarë.

Djali i tij, Qamil Mustafa ka thënë se sipas informacioneve të fundit të dhënë nga e motra e cila ishte në vizitë të martën, gjendja e babit të tyre nuk është shumë e mirë – pasi sipas tyre ai ka problem me tensionin dhe është dashur intervenimi i mjekëve.

“Për momentin informacionet e fundit që i kemi pranuar për gjendjen e babait është dita e martë. Atë ditë në vizitë ka qenë motra e jonë e cila e ka vizitu, e cila tha se momentalisht gjendja e tij nuk është e mirë, pasi ditë më herët ka pasur problem me tension dhe është trajtuar nga personeli mjekësor. Ma mirë tha ish, por më shëndet ish dobësu goxha shumë”, ka thënë ai në emisionin “Ditari” në Tëvë 1.

Tutje, ai ka thënë se kanë probleme financiare dhe për të paguar koston e avokatit duhet që të hynë në kredi ose të kërkojnë ndihmë nga të afërmit.

“Është kosto e lartë për pagesa të tilla. Ne i kemi kryer disa pagesa, tash e kemi pagesën e radhës dhe po ia dalim disi. Na prind e kemi po duhet me dalë me i gjet a me hi kredi, pra me ba diçka”, ka deklaruar me tej ai.

Qamil Mustafa ka thënë seanca e radhës do të mbahet më 1 korrik dhe sipas avokatit të tyre pritet të lirohet shumë shpejtë.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Beograd, ditë më parë  ia ka caktuar Tefik Mustafës, masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sipas vendimit, masa e paraburgimit është caktuar për shkak të rrezikut të ikjes së të pandehurit.

Ministria e Jashtme e Kosovës e ka konsideruar ndalimin e Mustafës si arbitrar dhe ka kërkuar ndihmën e faktorit ndërkombëtar për lirimin e tij.

Në tre vjetët e fundit, në Serbi janë arrestuar disa shtetas të Kosovës, për siç është thënë, dyshimet se kanë kryer krime gjatë luftës në Kosovë në periudhën 1998-99.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Heqja e 50% të masave nga BE-ja do t’i sjellë Kosovës rreth 216 milionë euro

Kosova pret sqarime nga Komisioni Evropian për këngën serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën