Arrestohet një person në Suharekë pasi ka sulmuar fizikisht nënë e tij dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Në raportin e policisë bëhet e ditur se i njëjti vuan nga probleme psikike.
“Suharekë 23.11.2023 – 20:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht nënën e tij si dhe kishte kanosur anëtarët e tjerë të familjes. I dyshuari pasi ka marrë terapi mjekësor për shkak se vuan nga probleme psikike me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, raporti i plotë i policisë./teve1.info/.