TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, Kaçaniku: Konsumatori nuk po njihet nga Qeveria

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit, Kaçaniku: Konsumatori nuk po njihet nga Qeveria

Në ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, kryetari i shoqatës “Konsumatori”, Selatin Kaçaniku ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërmjet qeverisë dhe konsumatorit.

Kaçaniku ka adresuar ankesa të shumta karshi pushtetit, duke thënë se Qeveria po vazhdon të merret me pasojat e falimentimit të qytetarit, ndërsa konsumatorët kërkojnë të merren me burimin e falimentimit dhe krizës që e ka shkaktuar këtë falimentim.

“Qeveria po vazhdon të merret me pasojat e falimentimit të qytetarëve) ndërsa ne kërkojmë të merret me burimin e falimentimit të krizës që e ka shkaktuar këtë falimentim. Nuk po dëgjohemi nuk po e dimë arsyen, por aty ku nuk ka komunikim, pra ne nuk komunikojmë, komunikojmë përmes shtypit por kontakte të drejtpërdrejta as të bashkëpunimit as të mos bashkëpunimit nuk kemi dhe kjo nuk është aspak e mirë…Partitë politike janë në konflikt interesi, ato financohen jashtëligjshëm. Me ligj të jashtëligjshëm e kanë miratuar të financuar nga buxheti të cilin ne e gjenerojmë. Problemi është se partia politike duhet të financohet nga anëtarësia nëse janë të mirë, të aftë, të zotë, atëherë anëtarësia do ti përkrahë”, theksoi ai.

Ai shtoi që Qeveria nuk po e njeh konsumatorin. Ndërkaq shprehet se ligji për të drejtën e konsumatorit nuk është dashur të merret pa një miratim të opinionit publik.

“Ne kemi shumë probleme me mentalitet, por kësaj radhe do të ndalemi në mentalitetin politik dhe mentalitetitin e partive politike, sepse ato e marrin mandatin në qeveri. Ato neve nuk na njohin, as partia në pushtet as partitë tjera dhe e para që duhet bërë partitë në pushtet, duhet ta njohin qytetarin konsumator, sepse edhe vet ata dhe anëtarësia e tyre, familjet e tyre të gjithë së bashku jemi konsumatorë. Partitë politike duhet ta kenë të qartë se financohen nga buxheti të cilit e gjeneron konsumatori taksa pagues dhe të tërhiqen nga ky ligj sepse e kanë miratuar jashtëligjshëm. Ata nuk kanë pasur të drejtë ligjore dhe kushtetuese që ta miratojnë pa debat publik”, tha ai.

Ai tha se edhe pas kërkesave adresuar qeverisë për një bashkëpunim mes tyre në të mirë të konsumatorit, nuk ka ende një gjë të tillë. Derisa shtoi se kjo kërkesë ishte bërë për t’i informuar dhe vetëdijesuar konsumatorët në lidhje me produktet.

“Ankesat e qytetarëve konsumatorë, natyrisht se janë të arsyeshme. Ne kemi bërë kërkesë që nuk janë pranuar, që bashkë me AUK, ta ndihmojmë qytetarin konsumator që të informohet sa më mirë, të edukohet të arsimohet të vetëdijesohet, për të qenë i zoti i vetvetes dhe për të qenë partner i shtetit. Kjo më pas u shkatërrua dhe u anulua dhe ne prapë jemi aty ku ka mbetur qeveria në mospërmbushjen e obligimit të saj për të na informuar e edukuar që të vetëdijesohemi”, shtoi ai.

E sa i përket kontrollit të produkteve në doganë, ai tha se jo çdo produkt mund të kontrollohet, derisa shtoi se rastet më të shpeshta të mos kontrollimit janë prodhimet ilegale.

“Ajo që na vie si bindje nga agjencioni i ushqimit, është se çdo ushqim që kontrollohet nga agjencioni është i sigurt. Ajo që e shohim ne në terren ndonjëherë dhe dallon, për arsye se ne aty gjejmë edhe produkte të cilat nuk kalojnë në kontroll… Të gjitha produktet që importohen ose plasohen në treg, është e pamundur të kontrollohen dhe me këtë pamundësi. Ekziston ndonjë mundësi për të kaluar diçka jashtë kontrollit. Më së shumti jashtë kontrollit kalojnë ato që kontrabandohen dhe ato që prodhohen në bodrume dhe në rrugë jo legale”, u shpreh ai.

Ndër të tjera ai shtoi se zbatueshmëria e ligjeve mbetet e njëjta ku ka qenë para ca vitesh. Ndërkaq sipas tij 40% është zbatueshmëria e ligjit në Kosovë.

Ky ligj përfshinte të drejtën e informimit, të sigurisë, të drejtën për të zgjedhur dhe për t’u dëgjuar. Që nga ajo kohë, 15 marsi është Dita Botërore e të Drejtave të Konsumatorëve./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

Bern: Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vrasjen e të bijës

Tre vjet burgim ndaj një të dyshuari për përvetësim në detyrë

Specialja “refuzon” Haxhi Shalën dhe avokatin e tij

Haxhi Shala u lirua me kusht, Specialja jep detaje

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen me kusht

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

Llapi eliminon Dritën nga Kupa

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

OVL-UÇK pas lirimit të Haxhi Shalës: Mirë se vjen, bashkëluftëtar

Bern: Dënohet me burgim të përjetshëm nëna, për vrasjen e të bijës

Tre vjet burgim ndaj një të dyshuari për përvetësim në detyrë

Specialja “refuzon” Haxhi Shalën dhe avokatin e tij

Haxhi Shala u lirua me kusht, Specialja jep detaje

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramures i Rumanisë

AUV ndalon importin e kafshëve të gjalla dhe produkteve të tyre nga rajoni Maramures i Rumanisë

Lomax i bashkohet Sigal Prishtinës

Lomax i bashkohet Sigal Prishtinës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën