TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Dita ndërkombëtare e infermierëve, Gori: Trendi i migrimit po vazhdon edhe këtë vit

nga teve1
12 Maj, 2025
0
A A
Dita ndërkombëtare e infermierëve, Gori: Trendi i migrimit po vazhdon edhe këtë vit

Edhe këtë vit, stafi infermieror në Kosovë përballet me sfida të shumta dhe pakënaqësi lidhur me kushtet e punës dhe nivelin e pagave.

Ndërkohë, migrimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Evropian për të ushtruar profesionin mbetet një sfidë serioze për sistemin shëndetësor në vend.

Kështu ka thënë kryetarja e Odës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmije Gori me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve.

Ajo thotë se infermierët janë heronjtë e padukshëm dhe të heshtur, raporton KosovaPress.

Gori thotë se edhe ngarkesa e infermierëve ka shkaktuar pakënaqësi tek ky staf mjekësor.

“Si çdo vit tjetër edhe këtë vit infermierinë kosovare, viti 2025 e ka atakuar me jashtëzakonisht sfida të mëdha, pakënaqësi natyrisht, por edhe avancime dhe përgatitje profesionale, avancim të infermierisë dhe bashkëpunim me të gjitha vendet e Evropës dhe botës…Tashmë veçse janë të njohura pakënaqësitë e infermierëve. Vlen të theksohet se paga është motiv si për infermierinë, natyrisht edhe për të gjitha profesionet tjera. Dhe sigurisht që infermieria kosovare nuk është e motivuar me pagat, kushtet e punës. Sfidat tjera ngarkesa e madhe, numri i të punësuarve është i vogël kështu që si edhe viteve tjera edhe këtë vit ndryshime mund të themi se ka, mirëpo mbetet për tu dëshiruar”, tha ajo për KosovaPress.

Sipas Gorit, nevoja për shtim të stafit infermieror në Kosovë po bëhet gjithnjë e më urgjente, si pasojë e rritjes së numrit të pacientëve dhe shfaqjes së sëmundjeve moderne që kërkojnë kujdes të shtuar.

“Duke marr parasysh që edhe sëmundjet po rriten, nevoja për shërbime po rritet. Vlen të theksohet sidomos të sëmundjeve që thirren sëmundjet moderne çdo ditë e më shumë profesioni i infermierisë po kërkohet jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Sipas protokolleve në Kosovë infermierët janë të ngarkuar me punën që ata e shërbejnë çdo në institucionet shëndetësore, andaj çdo institucion bënë kërkesa të vazhdueshme për shtim të infermierëve si në institucionet primare, sekondare dhe terciare”, theksoi Gori.

Kryetarja e OIK, Nexhmije Gori duke mos dhënë shifra për numrin e infermierëve që janë larguar nga Kosova, tha se trendi i largimit po vazhdon edhe përgjatë vitit 2025.

Ajo thotë se me ikjen e këtyre profesionistëve shëndetësore nuk sfidohet vetëm sektori shëndetësor, por edhe gjithë vendi.

“Ky trend ka filluar që nga viti 2019 duke pas një rënie gjatë pandemisë dhe nga viti 2021 trendi po vazhdon. Edhe këtë vit kërkesat janë të ngjashme, infermierët kosovarë tashmë e kanë synim tregun evropian dhe botëror për t’i arritur qëllimet e tyre për të ushtruar profesionin natyrisht edhe kushtet e punës, paga më dinjitoze, këta janë faktorët që ata çdo ditë e më shumë po e lëshojnë vendin tonë për të shërbyer në vendet përreth dhe më gjerë.. Sigurisht që kjo nuk është humbje vetëm për sistemin shëndetësor, por është humbje për gjithë vendin“, deklaroi kryetarja e OIK.

Oda e Infermierëve të Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierëve ka ndarë mirënjohje për infermierët në Kosovë./Kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

A mund të mos përbëjë çështje kushtetuese lënda e AAK për votimin e fshehtë në Kuvend?

A mund të mos përbëjë çështje kushtetuese lënda e AAK për votimin e fshehtë në Kuvend?

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Kulla: Me këtë ç’organizim të opozitës Rama mund të marrë edhe mandatin e pestë

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

“Lëshohen studentët kanë punë më pak” si erdhi kërkesa për shtrenjtim të biletës Prishtinë- Mitrovicë

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Cakrani: Në Shqipëri të dielën ndodhi një terrorizëm zgjedhor

Bajraktari për kërkesën e AAK-së në Kushtetuese: Brenda dy muajve mund të ketë epilog

Bajraktari për kërkesën e AAK-së në Kushtetuese: Brenda dy muajve mund të ketë epilog

“Kurti ka një bllok total nga Rama” -Debat i ashpër Isufi- Canaj për raportin mes liderëve shqiptarë

“Kurti ka një bllok total nga Rama” -Debat i ashpër Isufi- Canaj për raportin mes liderëve shqiptarë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X