Me rastin e Ditës së Tokës urgjente po konsiderohet nevoja për rritjen e kapaciteteve për të mbrojtur ambientin.
Në konferencën “Ura të reja për një të ardhme të qëndrueshme në Ballkanin Perëndimor” e organizuar nga The Balkan Forum ishin të pranishëm të rinj nga vende të ndryshme.
Në kuadër të projektit “angazhoni, lidhni dhe fuqizoni të rinjtë për një të ardhme të gjelbër të qëndrueshme” në pesë shtete të Ballkanit Perëndimorë u mbajtën trajnime dhe u ndan praktika për ndryshimet klimatike.
Koordinatorja e Projektit nga Bulid Green Group (BGG), Françeska Korançe tha se përmes këtij projekti ishin përpjekjet për fuqizimin e të rinjve drejtë një të ardhme të gjelbër.
“Grupi synues i këtij projekti ishin të rinjtë, trajnerët, punonjësit, organizatat, aktivistët e rinj, autoritetet lokale dhe kombëtare, dhe qytetarët e Shqipërisë, rajonit dhe Evropës. Fokusi ishte të sillnim praktikat e BE-së dhe t’i përkthenim ato në mjete konkrete për të rinjtë në Ballkanin Perëndimor, duke i quar në drejtim të shpejt përpara”, tha ajo.
Gonxhe Konjufca nga Balkan Forum theksoi nevojën urgjente për rritjen e kapaciteteve për mbrojtjen e ambientit.
“Projekti ‘Shpejt përpara’ është një iniciativë prej 15 muajve e zbatuar në një konsorcium prej 6 partnerëve nga Shqipëria, Kosova, Bosnja, Maqedonia Veriore dhe Spanja. Përmes trajnimit të trajnerëve të shkëmbimit rinore paraqitet nevoja urgjente për rritjen e kapaciteteve të mbrojtjes të ambientit”, thotë ajo.
Sot është Dita Ndërkombëtare e Tokës, e cila shërben si një rast për të reflektuar mbi rëndësinë e kujdesit për shtëpinë tonë dhe për adresimin e sfidave serioze, si ndryshimi i klimës.
Sipas Kombeve të Bashkuara, kjo ditë është një thirrje për veprim për të mirën e planetit tonë – nga ndryshimi i tendencës së mbushjes së oqeaneve me plastikë, te ngjarjet aktuale klimatike që prekin miliona njerëz, duke përfshirë nxehtësinë ekstreme, zjarret, përmbytjet, etj../Kp