TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dita e Evropës shihet si festë e panevojshme, analistët kërkojnë ndryshimin e Festave Zyrtare

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Dita e Evropës shihet si festë e panevojshme, analistët kërkojnë ndryshimin e Festave Zyrtare

Krahas këtyre, analistët kanë kërkuar që Dita e Evropës të ndryshojë e mos të jetë ditë pushimi.

Njohësi i çështjeve politike, Arbnor Sadiku, thotë se 9 Maji si Dita e Evropës, nuk duhet të jetë ditë pushimi në Kosovë por, duke pasur në fokus një sundim të ligjit dhe zhvillim ekonomik më të mirë.

Ai thotë se edhe vendet anëtare të BE-së, shënimin e Ditës së Evropës e shënojnë me aktivitete të ndryshme e assesi si ditë pushimi.

“Dita e Evropës është menduar që të jetë festë në Kosovë gjatë krijimit të Kushtetutës. Grupi punues ka menduar që ne do të jemi lojal ndaj Bashkimit Evropian duke promovuar dhe festuar më shumë se vetë shtetet anëtare të BE-së, dhe unë mendoj se kjo ka qenë gabim në atë kohë sepse lojaliteti i Kosovës ndaj BE-së mund të jetë vetëm me punë praktike duke e pasur një sundim të ligjit më të mirë dhe duke pasur zhvillim ekonomik më të mirë.

Prandaj kjo datë është thënë disa herë por duhet thuhet në vazhdimësi se duhet të ndryshohet sepse Kosova ditën e Evropës mund ta festojë vetëm me punë e duke e mos e pasur festë zyrtare për këtë, prandaj kështu e festojnë edhe shtetet anëtare të BE-së”, thotë Sadiku.

Sadiku thotë se konteksti evropian është promovimi i të drejtave të njeriut dhe respektimi i minoriteteve. Ai thotë se këto janë metodat më të mira për ta shënuar këtë ditë.

“Konteksti evropian për Evropën është që të ketë më shumë punë e më shumë kampanja që promovojnë të drejtat e njeriut dhe promovojnë respektimin e minoritetit dhe gjitha këto do të ishte forma më e mirë për promovimin dhe shënjimit të ditës së Evropës. Kjo datë duhet të ndryshohet në kalendarin e festave dhe të jetë një ditë pune e zakonshme sikurse ditët tjera”, tha ai.

Përfshirjen e 9 majit në listën e festave zyrtare, e vlerëson si të gabuar dhe të panevojshme edhe profesori universitar, Dorajet Imeri.

Sipas tij, kjo dëshmon edhe joseriozitetin e institucioneve të Kosovës në bërjen e ligjeve.

“Siç duke ne kemi lidhshmëri me Evropën vetëm në aspekte simbolike, pra ne shënojmë datat e themelimit të idesë së Bashkimit Evropian. Sigurisht kjo do të ishte e mirë po të shënohej me ndonjë aktivitet apo me arritje reale porse nuk do të ishte ditë pushimi në kuptimin se ne kemi mjaftueshëm çfarë të bëjmë dhe jemi madje shumë larg proceseve”, ka thënë Imeri.

Krahas kësaj, Imeri thotë se shënimi i kësaj dite do duhej të ishte reflektim për procesin integrues dhe në afirmimin e vlerave evropiane.

Ai ka kërkuar që procesi integrues të shënohet si një proces gjithditor e jo vetëm në datat simbolike.

“Fillimisht nuk do duhej të ishte ditë pushimi por duhej të ishte ditë shënimi për të reflektuar se ku jemi në procesin integrues, por jo vetëm si një proces i integrimit në karakterin politik por në afirmimin e vlerave evropiane, pra të një shoqërie demokratike dhe një qeverisje me llogaridhënie e të një plani zhvillimor ekonomik e të mirëqenies, pra duke marrë modelet evropiane të zhvillimit të shoqërisë dhe jo festat e tyre, prandaj ne duhet që në këto data të reflektojmë për punën tonë, por në të njëjtën kohë mos të shënohet reflektimi ndaj procesit integrues vetëm në datat simbolike, por që të shohim si një proces gjithëditor në mënyrë që të ecim sa më parë në procesin integrues”, u shpreh Imeri./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Studimi 30-vjeçar zbulon çelësin e jetëgjatësisë

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

Abdixhiku: Kush s’e respekton vullnetin e shumicës, ndoshta s’duhet të jetë pjesë e LDK-së

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

29-vjetori i rënies së heronjve, Krasniqi: Ata ranë që Kosova të mos ndalet në rrugën e lirisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën