TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dita e dytë e dëshmisë në Hagë – Rubin: Kjo nuk është drejtësi

Ish diplomati i lartë amerikan, James Rubin, si dëshmitari i parë për mbrojtjen e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, vazhduar dëshminë në Gjykatën Speciale në Hagë. Detajet na sjell kronika e gazetarit, Fidan Zejnullahu.

by Fidan Zejnullahu
3 muaj ago
0 0
A A

Në ulësen e deshmitarit, e gjeti vetën edhe në ditën e dytë.

Kështu edhe të martën, ish-ndihmës sekretari amerikan i shtetit, James Rubin, u paraqit para trupit gjykues në ora 09:00-të.

Në cilësinë e dëshmitarit të ftuar nga mbrojtja, Rubin edhe një herë goditi rënd pretendimet e Prokurorisë Speciale në Hagë.

Para prokurorit James Pace, Rubin përseriti se SHBA nuk bashkëpunon me organizata kriminale.
“Për një periudhë të caktuar kohore derisa e kuptuam më mirë situatën, ne fillimisht e përshkruam UÇK-në si organizatë që zhvillonte aktivitete terroriste dhe ne sigurisht me gjithë dëshirën që kishim të ishim në anën e engjëjve, ne nuk donim që të vidheshim apo të mbështesnim ata që zhvillojnë apo bëjnë aktivitete terroriste. Ky qëndrim pastaj ndryshoj me kalimin e kohës, veçanërisht pasi UÇK u pajtua me marrëveshjen e Rambujesë, dhe pastaj e konsideruam atë që ishin në anën e engjëjve sepse nënshkruan marrëveshjen e paqes”, është shprehur Rubin.

Rubin e shtoi se kjo që po ndodh në Hagë, nuk është drejtësi.
“Fakti që të akuzuarit kanë qenë janë në burg për më shumë se pesë vjet dhe janë dorëzuar vullnetarisht dhe fakti që janë mbajtur të ndaluar për kaq shumë gjatë më shqetëson. Mendoj që lidhet me politikën dhe shtetin e së drejtës dhe mua më shqetëson fakti që dikush të jetë i paraburgosur për pesë vite përpara se të ndiqet penalisht një çështje penale ndërkohë që këta persona janë dorëzuar vullnetarisht dhe kanë qenë shumë bashkëpunues me gjykatën. Kështu që në rastin e të akuzuarit në fjalë nuk e kuptoj fare se pse është dashur të qëndrojë në burg për pesë vite”, ka thënë tutje Rubin.

Të martën, Rubin i është përgjigjur edhe pyetjeve të trupit gjykues.

Në to, kryefjala ishte ish-shefi i zyres politike të UÇK-së, Adem Demaci.
“Më kujtohet shumë mirë por na u duk se ishte një person që kishte autoritet jo fizik apo vertikal, por ideologjik. Hashim Thaçi mendonte se kishte nevojë për një person si Adem Demaçi që ta shtynim pak çështjen e pavarësisë. Ai nuk ka thënë që nuk duam pavarësi, por jo tani në këto momente dhe ai donte të tregonte se çështjen e pavarësisë mund ta diskojmë pak më vonë. Demaçi thoshte o pavarësi o le të vdesim”, ka përfunduar Rubin.

Ndërkohë, Rubin tha që ish presidenti Clinton e përgëzoi  ish presidentin Hashim Thaçi sepse  ai mbajti fjalën.

Derisa, kur u pyet për Kadri Veselin tha që nuk i  kujtohet ky individ.

James Rubin do ta vazhdojë pjesën e fundit të dëshmisë në Dhomat e Specializuara të mërkurën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

​LVV synon të qeverisë e vetme, Haxhiu: S’duhet të varemi nga votat e ish-opozitës

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Skandali energjetik po shkatërron ekonominë e Kosovës

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

Krasniqi e Nismës: Ne jemi UÇK e PDK

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

​Haxhiu: Lista Serbe s’duhej të certifikohej nga PZAP-ja

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës  L

Amir Shaipi i Kosovës, kërkohet nga lideri i Zvicrës L

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

Ndodhë në Turqi, për shkak të skandalit me baste nuk nis loja për mungesë të lojtarëve

UEFA e zbut dënimin e Luiz Diazit

UEFA e zbut dënimin e Luiz Diazit

Florentina Kallaba në finalen e Kupës së Botës në futsal

Florentina Kallaba në finalen e Kupës së Botës në futsal

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

Haxhiu: Kryeministër do të jetë Albin Kurti, opozita s’mund ta bëjë e vetme qeverinë

​LVV synon të qeverisë e vetme, Haxhiu: S’duhet të varemi nga votat e ish-opozitës

Abdixhiku: Rrezet e lirisë erdhën si rezultat i një rezistence paqësore të udhëhequr nga Ibrahim Rugova

Abdixhiku: Skandali energjetik po shkatërron ekonominë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën