TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Dita e Dëshmorëve të Kombit nuk është zyrtare në Republikën e Kosovës

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Dita e Dëshmorëve të Kombit nuk është zyrtare në Republikën e Kosovës

Edhe 25 vjet pas çlirimit, Kosova vazhdon të mos ketë datë zyrtare kur nderohen dëshmorët e kombit të rënë në luftën e fundit dhe luftërave të mëhershme për çlirim.

Dita e Dëshmorëve të Kombit nuk figuron në kalendarin zyrtar të shtetit.

5 maji është dita e dëshmorëve të kombit, por në Kosovë nuk është shënuar në nivel institucional. Kjo ditë është përmendur vetëm në një postim të kryeministrit, Albin Kurti, por jo edhe nga presidentja, Vjosa Osmani e as kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe asnjeri nga ata nuk ka vendos lule apo bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një postim më 5 maj në rrjete sociale, në orët e vona të pasdites, duke theksuar se kjo datë është dita e dëshmorëve të kombit shqiptar, të rënë kudo dhe kurdo gjatë historisë.

“Trofeu i synuar dhe trofeu i fituar nga dëshmorët, është liria jonë, si mundësi për vetëvendosje dhe përparim”, kishte shkruar ai.

Kryetari i Komisionit për Administratë Publike, Valon Ramadani thotë për KP se ndryshimi i ligjit po kushtëzohet nga Lista Serbe.

“Kjo nismë për momentin është e pamundur të ndryshohet derisa të ketë konsensus të 2/3 e komunitetit serb për arsye se ata kushtëzojnë me 28 qershorin që ta fusin si festë zyrtare”, shton ai.

Kurse, Xhavit Jashari nga Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thotë se kjo ditë duhet të definohet si dita e dëshmorëve të kombit shqiptar.

“Ne kemi bërë kërkesë zyrtare tek institucionet, në këtë rast te Parlamenti i Kosovës që të ligjësojë festat shtetërore, përkujtimin e dëshmorëve. Ne e dimë që ende në aspektin ligjor nuk kemi të definuar ditën e dëshmorëve të kombit. Kërkesë e jona ka qenë se ne në vazhdimësi bëjmë aktivitete për 5 majin që të kujtojmë dhe nderojmë gjithë dëshmorët e gjitha periudhave kohore të popullit shqiptar”, shprehet Jashari.

Këtë vit po bëhen 25 vjet nga çlirimi i Kosovës nga agresori serb. E këtë ditë, më 5 maj e kanë kremtuar vetëm disa komuna. Edhe organizatat e dala nga lufta në bashkëpunim me disa komuna, bën homazhe pranë varrezave të dëshmorëve dhe organizuan akademi të ndryshme më 5 maj, megjithatë, jo në të gjitha komunat.

Dita e Dëshmorëve e ka origjinën në 5 Maj 1942, kur u vra Qemal Stafa, i cili me veprimtarinë e tij u kthye në simbol të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare.

Në statusin e Dëshmorit të Atdheut në Shqipëri përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës.

E njëjta datë po kërkohet që të jetë edhe në Kosovë.

Tags: ​Dita e Dëshmorëve të Kombitfestë zyrtareValon Ramadani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

​ZMNV: 39 raste të trajtuara prej tyre 35 prej tyre dhunë në familje

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Një nga personat në listën “EU Most Wanted” bie në prangat e Policisë së Kosovës

Osmani në terren para fundit të mandatit, a po nis para-fushata?

Osmani në terren para fundit të mandatit, a po nis para-fushata?

Kurti: Luksemburgu partner kyç për zhvillim, 50 milionë euro mbështetje për Kosovën

Shala: Osmani mund t’i bashkohet LDK-së pas përfundimit të mandatit

Shala: Osmani mund t’i bashkohet LDK-së pas përfundimit të mandatit

Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

​Osmani pas Presidencës, këta janë dy skenarët e mundshëm për të ardhmen politike të saj

Valdet Hoxha: Rritja e vrasjeve alarm për shtetin, mbi 300 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve

Valdet Hoxha: Rritja e vrasjeve alarm për shtetin, mbi 300 mijë armë ilegale në duart e qytetarëve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën