TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dita Botërore e Sindromës Down, theksohet mungesa e mbështetjes së institucioneve

by Florijeta Dernjani
2 vjet ago
1
A A
Dita Botërore e Sindromës Down, theksohet mungesa e mbështetjes së institucioneve

Secili nga fëmijët mori dhurata.

Por për dikë ishte më e veçantë, sepse kishte edhe ditëlindjen.

Për Dafina Rukofci Maliqi, ka qenë sfiduese kur kuptoi se fëmija i saj ishte me Sindromën Down.

“Është një frikë shumë e madhe kur të lind një fëmijë me sindromën down në fillim, por është shumë e rëndësishme mbështetja edhe nga institucionet, e kam fjalën për psikologun për shembull në fillim të lindjes, i cili të këshillon, ta jep lajmin pak më mirë. Pastaj tek familja që ta japin mbështetjen, shoqëria e rrethi që nuk të paragjykojnë”, tha Dafinë Rukofci-Maliqi – prinde.

Por, sfiduese për të vazhdon të jetë mungesa e mbështetjes nga ana e institucioneve.

“Secilin shërbim që i duhet një fëmije me sindromën down kemi shumë pak mbështetje, si në aspektin shëndetësor, si në aspektin terapive rehabilituese, si në aspektin e shkollimit, avokimit, të ligjeve”, tha ajo.

Shërbimet që i duhen fëmijës së saj me sindromën down, kanë edhe kosto të lartë financiare.

“Shërbimet nëse i marrim privat diku janë mjaftueshëm të kushtueshme për një prind për jetën që e bën në Kosovë, për punën që e bën në Kosovë dhe me pagat që i kemi”.

Por, një lehtësirë për të është Down Syndrome Kosova.

Kjo shoqatë që ka gjithsej pesë qendra, ofron shërbime për fëmijët me sindromën down pa pagesë.

Shërbimet jepën në kuadër të programeve të intervenimit, edukimit të hershëm dhe programi për autonomi dhe aftësim profesional.

“Shërbimi i fizioterapisë, i logopedisë, terapisë së zhvillimit, do të thotë secili shërbim, jo vetëm për fëmijët por edhe për të rriturit, luajnë një rol tepër të rëndësishëm për personat me sindromën doën. Dhe ne në asnjë moment nuk do të donim edhe pse jemi shumë të rrezikuar që të ndërpriten shërbimet, që të ndodh diçka e tillë. Mbi të gjitha, këta fëmijë, e sidomos fëmijët, do të pësonin regres. Do të thotë të gjitha ato rezultate të cilat janë arritur, nëse ne i ndërprejmë shërbimet qoftë për dy apo tre muaj, do të rrezikonim që të shkaktonim regres tek fëmijët”, tha drejtoresha e Sindroma Down Kosova, Sebahate Hajdini-Beqiri.

E gjithë kjo mund të ndodh si shkak i mungesës së mbështetjes së mjaftueshme dhe të qëndrueshme nga institucionet shtetërore.

“Mbështetjen që ne e kemi nga institucionet publike është mbështetje e cila ofrohet në formë të subvencioneve dhe nuk është mbështetje e mjaftueshme, nuk përmbushë as 10%  të shpenzimeve që ne i kemi total të shpenzimeve vjetore, në raport me shërbimet”, tha ajo.

Rrjedhimisht, kjo shoqatë ka ndërmarrë aktivitete që të tjerët të kontribuojnë në aspektin financiar, duke hapur edhe një gofund me.

Në shoqatën Down Syndrome Kosova numërohen mbi 1 mijë persona me sindromën Down, ku rreth 300 prej tyre marrin shërbime direkte nga kjo shoqatë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

QKUK avancon trajtimin e kancerit të mushkërive, aplikohet teknika e re e radioterapisë

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Kundërshtari i Netanyahut merr mandatin për të formuar qeverinë e re në Izrael

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Sa kafe duhet të pini për të humbur peshë?

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Moti sot me diell dhe vranësira të pakta

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Moti të dielën, me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

“Zërat në kokë më thanë ta vrisja Trumpin”, arrestohet një person i armatosur afër Shtëpisë së Bardhë

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Real Madridi vazhdon shkëlqimin, barazon pikët me Barcelonën

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Roma e mposht me lehtësi Sassuolon e “gardianit” të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën