TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Distria fiton të artën në Jerusalem

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Distria fiton të artën në Jerusalem

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Mastersin e xhudos që po mbahet në Jerusalem të Izraelit. Në finale të kategorisë deri 52 kilogramë, Distria e mposhti britaniken Chelsie Giles. Ndaj saj realizoi herët aksion për uazari, ndërsa më pas e kontrolloi luftën deri në fund.

Mastersi është prej garave më të mëdha të xhudos. Vetëm Kampionati Botëror jep më shumë pikë për ranglistën olimpike. Me të artën në Masters, Distria i ka fituar plot 1800 pikë në ranglistën botërore. Në Masters paraqiten vetëm xhudistët më të mirë nëpër kategori.

Distria në xhiron e parë ishte e lirë. Më pas në xhiron e dytë e kaloi amerikanen Angelica Delgado. Me fitore ndaj spanjolles Ana Perez Box, zuri vend në gjysmëfinale. Në gjysmëfinale ishte më e mirë se hungarezja Reka Pupp.

Kështu Distria Krasniqi e mbyll me medalje të artë një vit shumë të suksesshëm të saj. Në janar ajo fitoi të artën në Grand Prix të Portugalisë. Në shkurt fitoi medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, ndërsa në Evropian, në fund të prillit fitoi medaljen e bronztë.

Në qershor garoi në Grand Slamin në Tbilisi dhe në Lojërat Mesdhetare në Oran. Fitoi dy të arta. Menjëherë në korrik ishte e dyta në Grand Prix në Zagreb, kurse në tetor, në Kampionat Botëror, fitoi medaljen e bronztë.

Distria në Masters ishte bartësja e gjashtë. Giles ishte bartësja e pestë. Aktualisht Distria është e shtata në ranglistën botërore, por do të përparojë për disa pozita pas suksesit në Jerusalem.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Dita Ndërkombëtare e Sportit për Zhvillim dhe Paqe

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drita triumfon ndaj Malishevës

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

​Drenica dhe Prishtina barazojnë në Skenderaj

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

I pamëshirshmi Muriqi gjunjëzon Realin me gol në fund të ndeshjes

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Spiropali uron institucionet e reja të Kosovës: Shqipëria, mbështetje e palëkundur në rrugën euroatlantike

Spiropali mbështet protestën e studentëve për gjuhën shqipe në RMV

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Përdoruesit e Apple do të kenë Siri si aplikacion të veçantë

Gjashtë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orë

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata po shkurton jetën

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Policia ndalon veturën me municion dhe radiolidhje në Kllokot

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet për 1.86 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën