TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Diskutohet draft – raporti për Kosovën, PE kërkon largim të menjëhershëm të masave

Parlamneti Evropian të enjten ka diskutuar draft raportin për Kosovën. Aty u bë thirrje që të hiqen masat ndaj Kosovës si dhe u vlerësuar procesi zgjedhor i 9 shkurtit.

nga Fetije Kamberi
20 Shkurt, 2025
0 0
A A

 

Të enjten, në Komitetin për politikë të jashtme të Parlamentit Evropian u diskutua edhe draft raporti për Kosovën.

Ky raport që autor e ka eurodeputetin Riho Terras kërkon që të largohen masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

Madje raportuesi për Kosovën, Terras pret që kjo të bëhet sa më shpejt.

“Siç e dini, kishte zgjedhje 11 ditë më parë, ashtu si e përmendi kryesuesi, dhe shpresoj që qeveria në ardhje të riaktivizojë dialogun me Beogradin. Është shumë e rëndësishme marr parasysh situatën gjeopolitike në BE që BE-ja të marrë rol edhe më aktiv në Ballkanin Perëndimor ku ka regjime autoritare të cilat jo vetëm që do të donin të shihnin rajonin si zonë të tyre të interesit por edhe si një shtytje për të sjellë përplasje dhe konflikt në Evropë. Kam shpresa të mëdha që Komisioni i ri dhe Përfaqësuesi i Lartë i ri do të marrin një rol kryesues në këtë proces. Nominimi i ambasadorit Sorensen si kryenegociator nga ana e BE-së është një lajm shumë i mirë. Ai është një diplomat me shumë përvojë dhe njohuri të shkëlqyera për rajonin”, ka thënë Riho Terras – raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën

Terras kërkon që edhe pesë vendet e BE-së të njohin Kosovën.

“Ka disa çështje ku ka përparim në krahasim me raportin nga viti 2023. Por duhet të vazhdojmë të përmendim pikat e dobëta si lufta kundër korrupsionit, pavarësia e prokurorisë dhe gjykatës, transparenca e pronësisë së mediave, të gjitha këto janë përmendur në këtë draft-raport. Unë kisha rastin të vizitoja Prishtinën dhe Mitrovicën në dhjetor të vitit të kaluar, dhe takova njerëzit në pozitë, në opozitë, përfaqësues të shoqërisë civile, dhe bizneset. Ky mision për mbledhje të fakteve më dha shumë më qartësi me problemet me të cilat Kosova po përballet”, u shpreh ai.

Raportuesi nga Grupi Socialist dhe Demokrat, Elio Di Rupo, i cili ishte edhe vëzhgues i zgjedhje në Kosovë, tha se procesi ishte i një cilësie të lartë, me standarde të larta.

Ai foli edhe për raportet mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Qeveria në shkuarje, kryeministri kosovar dhe presidenti serb, nëse shohim lidhjet e tyre personale, nuk ishte ndonjë lidhje e vërtetë dashurie. Kjo është për arsye historike, kryeministri kosovar ishte burgosur nga serbët, pra ka arsye historike, dhe pastaj ishte liruar falë angazhimit ndërkombëtar, por ai ishte në burg për 9 muaj, dhe kjo e bën dialogun më të vështirë. Sigurisht BE-ja duhet të vazhdojë punën, të provojë të hapë rrugën mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të gjejmë të bëjmë progres, ka disa vende që ende nuk e njohin Kosovën, dhe duhet të shohim si mund të lëvizim para këtu. S’do ta zgjas, vetëm të konfirmoj atë që e tha z. Terras, e që është se vërejta se ka dëshirë të madhe për demokraci, demokraci dhe Evropë. Por si thashë kemi rrugë të gjatë përpara para se të arrijmë ndonjë rezultat specifik. Mendoj që BE-ja duhet të veprojë si katalizatorë në këtë proces, por marrëdhëniet me Serbinë duhet të përmirësohen dhe të jenë më të përshtatshme”, u shpreh ai.

E mbështetje për draft raportin dhe Nathalie Loiseao nga Grupit i Liberalëve duke kërkuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të ringjallet dhe që palët t’i zbatojnë obligimet e marra.

“Veprimet e njëanshme dhe tensionet e sigurisë duhet të shmanget për të siguruar paqe dhe prosperitet afatgjatë në rajon. Në këtë drejtim raportuesi në hije do të propozojë amendamente që tregojnë për nevojën që institucionet e BE-së të marrin rol më proaktiv për të zgjedhur bllokadën në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Gjithashtu duke përforcuar rrugën evropiane të Kosovës, duke ftuar të gjitha vendet të njohin Kosovën. Raportuesi do të sugjerojë përkushtime më të mëdha në reformën ligjore dhe masa më të fuqishme kundër korrupsionit që të sigurohet se progresi i Kosovës nuk do të mbetet vetëm i vlerësuar por edhe do të përforcohet me përkrahje konkrete nga ana e BE-së”, tha Loiseao.

Edhe shefi i delegacionit parlamentar për Kosovën, Davor Ivo Stier kërkoi po ashtu heqjen e masave ndaj Kosovës, duke thënë se “kjo qasje e pabalancuar e BE-së ndaj Kosovës dhe Serbisë”, sidomos pas sulmit në Banjskë në shtator të vitit 2023, e pengon përparimin në dialog.

Pas këtij miratimi ky dokument, gjatë verës votohet në seancë plenare kur e merr versionin e Rezolutës së Parlamentit Evropian.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qalaj: Veprimet e LVV-së po dëmtojnë interesin e vendit

Qalaj: Veprimet e LVV-së po dëmtojnë interesin e vendit

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Zjarri ende aktiv në Golesh – Tereni i vështirë dhe i pa qasshëm për zjarrfikësit

Zjarri ende aktiv në Golesh – Tereni i vështirë dhe i pa qasshëm për zjarrfikësit

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Raportoi vjedhjen e veturës 130 mijë euro, Policia zbulon se gënjeu

Qalaj: Veprimet e LVV-së po dëmtojnë interesin e vendit

Qalaj: Veprimet e LVV-së po dëmtojnë interesin e vendit

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Mijëra qytetarë të Kosovës jetojnë në banesa pa pranim teknik

Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha?

Çfarë është më keq – kondicioni i dobët apo mbipesha?

Zjarri ende aktiv në Golesh – Tereni i vështirë dhe i pa qasshëm për zjarrfikësit

Zjarri ende aktiv në Golesh – Tereni i vështirë dhe i pa qasshëm për zjarrfikësit

Si të shmangni tragjeditë në ujë: Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit

Si të shmangni tragjeditë në ujë: Paralajmërim dhe këshilla të rëndësishme për pushuesit

Goditet nga vetura një person në Fushë-Kosovë

Raportoi vjedhjen e veturës 130 mijë euro, Policia zbulon se gënjeu

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Sulm fizik ndaj një personi – Viktima pranon tretman mjekësor, i dyshuari largohet nga vendngjarja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X