TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Diskriminimi i klubeve shqiptare në Luginë, kërkohet ndihma nga Kosova – përgjigjet MKRS-ja

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Diskriminimi i klubeve shqiptare në Luginë, kërkohet ndihma nga Kosova – përgjigjet MKRS-ja

Brutaliteti i ndërhyrjes së policisë serbe ndaj futbollistëve shqiptarë të klubit të futbollit Tërnoci në Preshevë, ka ngritur alarmin për nevojën që institucionet shtetërore të Kosovës të tregohen më vigjilente në mbrojtje të të drejtave të tyre.

Pas ndeshjes KF Tërnoci – Mladost, në kuadër të Ligës Rajonale të Rrethit të Pçinjës, policia serbe shkaktoi incident, duke hyrë në zhveshtoren e klubit shqiptar dhe keqtrajtoi lojtarët dhe stafin teknik, madje ushtroi dhunë fizike ndaj tyre.

Kryetari i KF Tërnoci, Jusuf Hasani, thotë për KosovaPress se diskriminimi ndaj klubeve shqiptare nga Serbia është në shkallë të lartë. Ai bën thirrje që shteti i Kosovës, përkatësisht Ministria e Sportit, por edhe Federata e Futbollit të Kosovës, duhet të bëjnë më shumë për t’i mbrojtur klubet shqiptare në Luginë.

“Po, presim me siguri, ndoshta një mbështetje më të madhe nga Kosova dhe Shqipëria dhe besoj që në të ardhmen do të funksionojmë edhe më mirë, por kemi kërkuar edhe nga instancat e sigurisë që siguria jonë të jetë më e madhe e jo sikur që e keni parë në Bosteligrad…Kërkesat tona të më hershme që i kemi bërë para disa viteve, na ka thënë që është e rregulluar me ligj që Federata e Futbollit të Kosovës nuk mund ta ndihmojë një klub jashtë territorit të Kosovës dhe ne e kemi kuptuar këtë, por po besoj që do të ishte gjendur ndonjë mundësi siç bën Serbia për klubet e veta në Kosovë edhe jashtë Serbisë, besoj që edhe Kosova edhe Shqipëria do të kishin mundur ta gjejnë një mundësi”, deklaron Hasani.

Për këto kërkesa përgjigje kanë dhënë nga Ministria e Kulturës, Rinisë e Sportit. Fidan Shatri, ushtrues detyre i drejtorit ekzekutiv në Agjencinë për Sport pranë kësaj ministrie, ka thënë për KosovaPress se janë duke shikuar mundësitë që sportistët dhe klubet sportive në Luginën e Preshevës të ndihmohen edhe financiarisht.

“Në rastin e Ministrisë së Sportit, infrastruktura ligjore nuk na e ka mundësuar t’i mbështesim me buxhet direkt klubet, por do të rregullohet në këtë drejtim që t’iu jepet kjo mundësi dhe besoj që edhe do të përfitojnë sportistët, por edhe klubet sportive si organizata sportive”, deklaron Shatri.

Përveç Kosovës, klubeve nga Lugina është kërkuar t’iu jepet ndihmë edhe nga Federata Shqiptare e Futbollit. Sipas trajnerit, Jusuf Tortoshi, shtetit serb synon shkatërrimin e sportit shqiptar në Luginën e Preshevës.

“Ata janë popull, që kudo që ndodhen shqiptarët, ku ekziston ndonjë klub shqiptar, ata veç mundohen ta bëjnë shkatërrimin e jo avancimin e përparimin, kështu që është një situatë alarmante atje. Nuk e di sa mund të durojnë. Nëse kështu duan të ekzistojnë, mund të ekzistojnë e tani çdo klubi ndoshta i duhet pak ndihmë, sidomos atje, ndihmë financiare, apo se si do të realizohej, nëse ka mundësi Federata jonë apo e Shqipërisë, por janë klubet edhe në Kosovë që kanë nevojë për ndihmë financiare”, ka thënë Tortoshi.

Analisti dhe gazetari i sportit, Reshat Ibraimi, thotë se ky është rast ideal ku federata dhe shteti i Kosovës duhet të dëshmojnë mbështetjen e tyre për klubet shqiptare në Luginën e Preshevës.

Ndryshe, kryetari i KF Tërnocit ka bërë të ditur për KosovaPress, se janë duke përgatitur që rastin e sulmit të policisë serbe ta dërgojnë në UEFA, derisa ka shtuar se janë në kontakte edhe me Federatën e Futbollit të Kosovës dhe atë të Shqipërisë, për hapat e mëtutjeshëm.

ShareTweet

Postime të ngjashme

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

S’ka stadium nacional, zgjerimi i “Fadil Vokrrit” alternativa kryesore për Lojërat Mesdhetare

Trepça e fiton derbin e vjetër të basketbollit ndaj Prishtinës

Sonte na presin superpërballje në basketbollin e Kosovës

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy përballje interesante

Drita synon pikët e plota në Skenderaj, Prishtina luan në udhëtim ndaj Vushtrrisë

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Portugalia merr vendimin për fanellën ikonike të Cristiano Ronaldos

Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Shqiptarët në Luginën e Preshevës votojnë përbërjen e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar

Ambasada Britanike organizoi Ceremoninë e Përkujtimit në Prishtinë

Ambasada Britanike organizoi Ceremoninë e Përkujtimit në Prishtinë

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

BE: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve

Ramadani: Nuk ka ku shkon Donika Gërvalla, duhet të dorëhiqet

Ramadani: Dora e shtetit nuk po vërehet në përmirësim të jetës së qytetarit

Hykmete Bajrami dorëzon kallëzim penal për gjendjen në deponinë e Sferkës në Pejë

Bajrami kritikon Qeverinë Kurti: Janë shpenzuar miliarda euro, por nuk është përfunduar asnjë projekt madhor

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

Arrestohet në Kullë një person i kërkuar nga Interpoli

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

20 të plagosur nga tërmeti me magnitudë 5.7 në Japoninë qendrore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën