Disa shtetas nga BeH janë pritur në pikën kufitare nga zëvendëskryeministrja e Kosovë
Pas heqjes së vizave për qytetarët e BeH, grupi i parë që erdhën në Kosovë u mirëprit nga zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi në pikën kufitare në veri të vendit.
Një grup të shtetasve të Bosnje e Hercegovinës do t’i takon në kabinetin e tij edhe kryeministri Albin Kurti.
Nga sot ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Dy muaj më parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bëri të ditur se nga 1 janari 2025, njëanshëm, do të lejojë lëvizjen e lirë për qytetarët me letërnjoftime të Bosnje e Hercegovinës.
Për lëvizje të lirë – pa regjim vizash – në Ballkanin Perëndimor ishte rënë dakord gjatë një takimi të mbajtur në kuadër të procesit të Berlinit, në fund të vitit 2022. Menjëherë në muajin shkurt të vitit 2023, Kuvendi i Kosovës e ratifikoi marrëveshjen.