TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Disa mënyra për të qëndruar më pak ulur dhe për të lëvizur më tepër

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Disa mënyra për të qëndruar më pak ulur dhe për të lëvizur më tepër

Siç mund ta dini tashmë, qëndrimi ulur për periudha të shkurtra dhe lëvizja në mënyrë të rregullt, mund  ta përmirësojnë shëndetin tuaj në mënyrë të dukshme.

E për më tepër, duhet të dini se edhe nëse stërviteni çdo ditë, por qëndroni ulur për të paktën 13 orë në ditë dhe bëni më pak se 4000 hapa në ditë, përfitimet e stërvitjes tuaj mund të jenë të pakta.

Kjo nga ana tjetët rrit rrezikun e rezistencës ndaj insulinës, kontrollin e dobët të sheqerit në gjak dhe rritjen e acideve yndyrore të quajtura trigliceride. Kështu edhe rreziku i diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës mund të rritet.

Por lajmi i mirë është se pushimet e herë pas hershme dhe lëvizja, edhe sikur vetëm 1 ose 2 minuta, mund t’ju ndihmojë të reduktoni këto faktorë rreziku për sëmundje kronike.

Për më tepër, edhe lëvizjet në dukje të parëndësishme si palosja e rrobave apo larja e dhëmbëve, ndihmojnë në ndalimin e efekteve negative të qëndrimit ulur për një kohë të gjatë. E kjo sepse për të lëvizur edhe muskulin më të vogël, ju duhet të harxhoni kalori.

Në fakt, ekspertët e shëndetit këshillojnë që çdo ditë të jeni minimalisht 30 minuta në lëvizje. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa mënyra që mund t’ju nxisin të lëvizni më tepër gjatë ditës. Në këtë mënyrë do të mbroni shëndetin tuaj dke reduktuar faktorët e rrezikut për sëmundje të ndryshme.

Përdorni telefonin tuaj

Një mënyrë e thjeshtë për të reduktuar kohën e qëndrimit ulur  është të vendosni një alarm në telefonin tuaj për t’ju kujtuar që të çoheni e të lëvizni për disa minuta çdo orë.

Numëroni hapat që bëni

Për të vlerësuar se sa hapa në ditë bëni dhe për të motivuar veten për të bërë edhe më shumë, AgroWeb.org iu sugjeron të gjurmoni hapat me anë të programeve të posatçme në celularin tuaj.

 

Ngjisni shkallët

Mundohuni të ngjisni shkallët sa herë që është e mundur dhe të shmangni përdorimin e ashensorit. E nëse kjo ju duket e frikshme, merrni ashensorin deri në katin afër shtëpisë tuaj dhe në pjesën e mbetur ngjisni shkallët.

Bëni punët e shtëpisë duke kërcyer

Pastrimi i shtëpisë është një formë stërvitjeje. Për ta bërë atë më pak të mërzitshëm, vendosni pak muzikë në sfond dhe gjallërohuni duke bërë disa lëvizje të thjeshta kërcimi ndërkohë që pastroni.

Trastat me ushqime mund të shërbejnë si pesha

Nëse dilni për pazar, përpiquni që  produktet që blini t’i ngrini vetë dhe jo me ndihmën e një karroce. Mbajtja e peshave do t’ju ndihmojë në forcimin e muskujve të krahëve.

Lëvizni këmbët edhe nëse qëndroni ulur

Goditja e gishtave dhe ngritja e thembrave ndërkohë që jeni ulur punojnë muskujt në pjesën e poshtme të këmbëve dhe madje mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve arteriale.

Prisni rradhën duke qënderuar në këmbë

Qoftë në dyqan ushqimor, në autobus apo në bankë, pritja në këmbë mund t’ju falë disa benefite, si përshembull djegia e kalorive ekstra. /AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

Shega lufton sëmundjet inflamatore të zorrëve

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

5 mënyra që s’i dini për të djegur kalori

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Benefitet shëndetësore që na sjell agjërimi

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim, ia morën 130 mijë euro një personit duke i premtuar shërim jashtë shtetit

Shtime, një personit i dëmtohet muri i shtëpisë me predhë të armës

Policia jep detaje për vdekjen e gruas në Istog, dyshohet për vetëplagosje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

I mituri godet me sëpatë babain e tij në Gjilan, viktima në gjendje të rëndë

Si ta përballoni motin e zymtë dhe shiun e pandërprerë

Si ta përballoni motin e zymtë dhe shiun e pandërprerë

Ndërpritet përkohësisht qarkullimi i trenit në linjën Pejë–Prishtinë

Ndërpritet përkohësisht qarkullimi i trenit në linjën Pejë–Prishtinë

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

​124 vjet nga vrasja e atdhetarit Haxhi Zeka

​Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

​Sot rivarroset dëshmori Agron Gjocaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën