TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dipomati holandez, Bosch: Gjykata Speciale u tregua mizore me Thaçin

Diplomati holandez, Robert Bosch, gjatë një interviste për Tëvë1 thotë se Gjykata Speciale ka vepruar në mënyrë mizore duke mos e lejuar Thaçin të marr pjesë në varrimin e babait. Bosch thotë se Thaçi dhe kolegët e tjerë nuk po trajtohen me dinjitet pavarësisht se ishin ata e që e krijuan këtë gjykatë dhe se shkuan me vullnetin e tyre në Hagë.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
3 0
A A

 

Shume qytetarë anë e mbanë Kosovës u mblodhën në Drenicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit, Haxhi Thaçit.

Megjithatë në ceremoninë e varrimit mungoi djali i Haxhiut, Hashim Thaçi.

Ish-presidentit të Kosovës iu pamundësua pjesëmarrja nga Gjykata Speciale.

Robert Bosch tha se ishte shokuar kur e morri vesh këtë lajm. Ai e cilëson si veprim mizor që Thaçit nuk iu lejua të merrte pjesë në varrimin e babait të tij.

“Mendoj se është veprim mizor që Thaçi nuk u lejua të merr pjesë në varrimin e babait. Më pas lexova shpjegimin e Gjykatës Speciale në lidhje me këtë vendim dhe konsideroj se ishte skandaloze. Për mua është pabesueshme që Thaçi nuk u lejua në ceremoninë e varrimit të babait. Mos harroni faktin se ishte pikërisht Thaçi me kolegët e tij që e krijuan këtë gjykatë. Ata shkuan në mënyrë vullnetare në Hagë, nuk ishin të arrestuar, andaj duhet të kishte më shumë konsideratë për ta”, tha diplomati holandez.

Duke folur për gjykimin që po iu bëhet katërshes së UÇK-së në Hagë, Robert Bosch e thotë me bindje të plotë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk kishte një strukturë të organizuar.

Sipas tij ta quash UÇK-në një ndërmarrje kriminale është madje edhe qesharake.

“Të quash UÇK-në një ndërmarrje kriminale është e tepërt. Fillimisht duhet thënë se UÇK-ja nuk kishte strukturë të organizuar, ishin grupe të ndryshme. Në kohëra luftërash mund të jenë kryer edhe krime lufte, por UÇK-ja nuk kishte një strukturë të organizuar. Ta quash UÇK-në një ndërmarrje kriminale është diçka qesharake. Komuniteti ndërkombëtar po gabon rëndë për mënyrën se si e po trajton Serbinë në raport me Kosovën”, tha ai.

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës këtë vendim të Speciales e ka cilësuar të padrejtë, johuman dhe të papranueshëm.

Hashim Thaçi pati mundësi ta vizitoi babain e tij vetëm për tri orë sa ishte i shtrirë në QKUK.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa fshatra të Deçanit, ekipet emergjente në terren

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa fshatra të Deçanit, ekipet emergjente në terren

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite edhe votimi i Ligjit për Specialen

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite edhe votimi i Ligjit për Specialen

Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Etrit Berisha del kundër vendimit të FSHF-së, për natyralizimin e portierit italian

Kombëtarja e Izraelit në Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkaktohen kolona

Kombëtarja e Izraelit në Kosovë, masa të shtuara të sigurisë në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, shkaktohen kolona

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Kuvendi ratifikon marrëveshjen për ekstradim ndërmjet Kosovës dhe Suedisë

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Dy lojtarë të Izraelit, në dyshim për duelin me Kosovën

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa fshatra të Deçanit, ekipet emergjente në terren

Erërat e forta shkaktojnë dëme në disa fshatra të Deçanit, ekipet emergjente në terren

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite edhe votimi i Ligjit për Specialen

Kuvendi vazhdon seancën, në rend dite edhe votimi i Ligjit për Specialen

Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Rafet Halimi emërohet zëvendëskryeprokuror i Prokurorisë Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën