TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Diplomati britanik: Negociatat mund të vdesin për shkak të çështjes së autonomisë

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Less: Vuçiq po përgatitet të marrë një vendim jopopullor 

Të shtunën më 18 mars, Kosova dhe Serbia do të ulen sërish në tryezën e bisedimeve për të diskutuar mbi marrëveshjen e propozuar nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe njëherë ka shprehur gatishmëri që ta nënshkruaj këtë marrëveshje, por një qasje me të rezervuar e ka presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.

Reklamë

Diplomati britanik, Timothy Less, vlerëson se kjo marrëveshje do t’i hapte rrugë Kosovës për njohje të plotë nga Bashkësia Ndërkombëtare.

“Ajo që mund të them si fakt është se marrëveshja e BE-së do ta afronte Kosovën me qëllimin e saj për njohje të plotë nga bashkësia ndërkombëtare. Serbia do të duhej ta trajtonte Kosovën si shtet të pavarur duke krijuar një mision diplomatik në Kosovë, duke vendosur marrëdhënie tregtare dhe ekonomike dhe duke njohur dokumentet kosovare. Por në anën tjetër ka edhe disa paqartësi, sepse Serbia nuk do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, deklaroi Less.

Megjithatë, Less ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian, për mungesën e një plani se si do të zbatohen këto marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

“BE-ja do të insistojë që propozimi të miratohet dhe do të shtyjë për zbatim, ndërsa Serbia dhe Kosova do të bashkëpunojnë sipërfaqësisht duke vazhduar të vënë në pikëpyetje elementet themelore të marrëveshjes. Kjo është në natyrën e një marrëveshjeje e cila është hartuar nga një palë e jashtme e cila dëshiron një zgjidhje të mosmarrëveshjes për qëllimet e veta, në vend të një marrëveshje të rënë dakord nga palët lokale të cilat kanë vendosur vetë të bëjnë kompromise”, shtoi ai.

E si problemin kryesor, diplomati britanik e sheh pikën shtatë të marrëveshje ku flitet për një formë autonomie për komunitetin serb në Kosovë.

Sipas tij, kjo mund të ndikojë në dështimin e negociatave mes të dyja shteteve.

“Pika shtatë e marrëveshjes ngre një sërë skenarësh. Serbia do të shtyjë për autonominë më të gjerë të mundshme për serbë, në mënyrë ideale për ta- diçka ekuivalente me Republikën Serbe, e përcaktuar nga një kufi i qartë administrativ. Në anën tjetër, Kosova do të shtyjë për autonominë sa më të kufizuar të serbëve. Ndërkohë BE-ja dhe SHBA-ja do të përpiqen t’i pajtojnë këto qëndrime duke bërë thirrje për diçka në këtë mes. Mendimi im është se çështja e autonomisë për serbët është më e vështira në marrëveshje dhe ajo për të cilën marrëveshja ose do të jetojë ose do të vdesë”, tha Less.

Në takimin e ardhshëm që do të mbahet në Ohër të Maqedonisë së Veriut, prezent do të jetë edhe shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borell.

Kronika e gazetarit Shpat Blakçori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kolona të gjata mëngjesin e së shtunës në pikat kufitare

Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Auto Draft

Kanali i hapur në Pejë, qytetarët thonë se janë të rrezikuar

Mot i vranët dhe me riga shiu

Dita e parë e javës me mot të vranët dhe riga shiu

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Kolona të gjata mëngjesin e së shtunës në pikat kufitare

Gjysmë ore pritje në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Auto Draft

Kanali i hapur në Pejë, qytetarët thonë se janë të rrezikuar

Sot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Sot nis Seminari për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptar

Mot i vranët dhe me riga shiu

Dita e parë e javës me mot të vranët dhe riga shiu

Mehmeti: Në rrethanat aktuale, Kosovës i duhet një qeveri LVV – PDK

Mediet maqedonase sulmojnë Kim Mehmetin pas deklaratave të tij për “elitat maqedonase”

KEK njofton se në mesnatë do të ndalet operimi i njësisë B1

Rikthehet në funksion njësia B1

Nga diell në shi, si po ndikon ndryshimi i temperaturës në shëndetin tuaj

Mot më i freskët gjatë javës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X