TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Dinjitet për të zhdukurit”, dhimbja që nuk shuhet kurrë

Në Prishtinë po mbahet forumi për Drejtësi Tranzicionale në vendet e ish-Jugosllavisë, që i dedikohet personave të zhdukur gjatës luftës së fundit në Kosovë, nën moton "Dinjitet për të Zhdukurit. Familjarët e personave të zhdukur po shprehen të zhgënjyer që edhe pas 25 vjetësh nuk dinë asgjë për fatin e më të dashurve të tyre.

by Shpat Blakcori
1 vit ago
0
A A
“Dinjitet për të zhdukurit”, dhimbja që nuk shuhet kurrë

U mblodhën në një vend dhe po rrëfejnë dhimbjet dhe mallin që kanë për më të dashurit e tyre.

Familjarët e personave të zhdukur, shqiptarë, serbë nga komunitetet e tjera po kërkojnë një përgjigje nga institucionet e Kosovës dhe Serbisë, për fatin e familjarëve të tyre të cilët u zhdukën me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Isuf Zogu nga fshati Komoran akoma nuk di asgjë për fatin e vëllait të tij i cili është i zhdukur që nga viti 1999.

“Duke u kthyer në shtëpi ai ka rënë në prit nga forcat ushtarake serbe. Të nesërmen në mbrëmje na erdhi lajmi që vëllai nuk është kthyer. Ai gjatë asaj kohe ka qenë i paarmatosur”, tha Zogu.

Kurse, Budimir Maslar nga fshati Tërgovishtë e ka të zhdukur motrën.

“Fatin e saj se çka ka ndodhur, si ka ndodhur, nuk e di. Një fqinj imi e ka parë në mbrëmje, thotë se me 16 a 17 qershor kur më është djegur shtëpia e ka parë motrën time, por që nuk e di se a ka ikur apo është djegur”, tha Maslar.

E disa prej familjarëve të të zhdukurve nuk flasin dot nga emocionet.

“Vajza jeton me mua, e lindi vajzën vetëm dy javë pas zhdukjes së burrit dhe me muaj të tërë nuk ia ka vendosur emrin pasi që po e priste burrin”, tha Lumturije Voca familjar.

Kurse, ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, i ka bërë thirrje dyja shteteve që të përkushtohen më shumë për personat e pagjetur.

“Ne me sukses kemi arritur t’i identifikojmë më shumë se 90% të personave të vrarë gjatë konfliktit në Kosovë por fatkeqësisht janë edhe mbi 1.600 persona që akoma nuk janë identifikuar dhe natyrisht që kjo i rëndon shumë familjet. Prandaj është e rëndësishme të punohet këtë drejtim dhe mendoj se shoqëria civile po bënë një punë të mirë. Si BE kemi ndërmjetësuar një marrëveshje për personat e pagjetur por fatkeqësisht grupet punuese nuk i zbatojnë këto marrëveshje”, tha Szunyog.

E roli i shoqërisë civile në këtë drejtim po shihet si shumë i rëndësishëm.

“Ky forum është platforma e vetme rajonale dhe që nga viti 2006 e tutje ka qenë një dritare për shoqërinë civile dhe veçanërisht për komunitetin e viktimave që të debatojnë mbi rëndësinë e mekanizmave të drejtësisë tranzicionale”, tha Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

“Këto lloj forume janë shumë të rëndësishme sepse janë në nivel regjional dhe këto çështje duhet të diskutohen në këtë mënyrë. Çështja e personave të pagjetur mund të zgjidhet vetëm nëse ka një bashkëpunim të sinqertë regjional ndërmjet shteteve dhe shoqëria civile shërben si një urë lidhëse”, tha Marko Milosavljeviq nga YIHR.

Ky forum për Drejtësi Tranzicionale në vendet e Ish-Jugosllavisë i është dedikuar kujtimit të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë, nën moton Dinjitet për të Zhdukurit.
/teve1.info/

Tags: "Dinjitet për të zhdukurit"Drejtësi TranzicionaleIsuf Zogu
ShareTweet

Postime të ngjashme

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Cakolli, numëron një varg kritikash për projektligjin e reformës zgjedhore

Cakolli: Manipuluesit e votave duhet të përfundojnë në burg, pa përjashtim

Numërimi i votave nga diaspora pritet të kryhet në fundjavë

Vazhdon procesi në QNR, rinumërohen 382 nga 914 vendvotime

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Osmnai: 17 janari ditë e humbjeve të mëdha, por edhe krenarie

Liverpooli barazon me Burnleyn e Brojës

Liverpooli barazon me Burnleyn e Brojës

“Plisat” dalin me reagim pas dorëheqjes së Bekë Berishës

“Plisat” dalin me reagim pas dorëheqjes së Bekë Berishës

Berisha: Do të emërojmë një ushtrues detyre të kryetarit të KB Prishtina

Berisha: Do të emërojmë një ushtrues detyre të kryetarit të KB Prishtina

Pas dorëheqjes së Bekës, Granit Rugova del vullnetar për t’u bërë kryetar i KB Prishtinës

Pas dorëheqjes së Bekës, Granit Rugova del vullnetar për t’u bërë kryetar i KB Prishtinës

Bora mposht edhe Prishtinën

Bora mposht edhe Prishtinën

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Donald Trump e fton Edi Ramën që të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Muriqi realizon “hetrikun” e parë për Mallorcan

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën