TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dimal Basha “mollë sherri” mes Kurtit e Aliut

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje. Ai ka thënë se arsyeja e dorëheqjes është zgjedhja e djeshme e Dimal Bashës në pozitën e kryeparlamentarit. Të dy këta ishin përplasur në vitin 2022 në Kuvendin e Kosovës.

by Fidan Zejnullahu
3 muaj ago
0 0
A A

Me 8 dhjetor të vitit 2022 doli në foltore.

Atëkohë si deputet, Dimal Basha pati kritika për bashkëpartiakun e tij, ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu.
Krejt kjo në lidhje me ligjin për ndërtimet pa leje.

“Ky është ministri Aliu atëherë, dhe pyetja është çka ka ndërrua që na me ndërrua bindje, sepse ligji është i njëjti. Po mendoj që është i dëmshëm, ne si Lëvizje nuk e kemi përkrah atëherë për shkak se bën shumë dëme, sepse amniston edhe kriminelët edhe zyrtarët kriminelë që kanë qenë të lidhur me mafinë e betonit dhe jo të qytetarëve të thjeshtë, sepse atyre duhet me ua legalizu pa pare, por këta që i kanë legalizu duhet me i dënua”, kishte thënë Basha.

E replikë bashkëpartiakut, i kishte kthyer menjëherë Aliu.

“E para po filloj nga çështja a ka ndryshuar Liburni. Ky ligj në leximin e parë është votu nga Lëvizja Vetëvendosje. Në leximin e dytë, as LVV e LDK nuk e ka votu, për shkak se e ka bojkotuar asokohe PAN-in. Prandaj kur të folni, thuajeni të vërtetën e saktë. Unë kërkoj prej deputetit Basha, po ta përmendi emrin që me mujtë me repliku. Pra ju sapo thatë që Liburni ka deklaruar ndryshe, e po deklaron sot ndryshe. Atë ditë kam deklaru njëjtë sikurse sot, pra viti 2018, njëjtë e deklaroj edhe sot. Projektligj i padrejtë, por i domosdoshëm”, ishte replika e Aliut

E kjo përplasje, duket se u bë shkak që Basha e Aliu të mos ia shtrijnë më dorën njëri-tjetrit.

Kjo doli në pah, edhe 3 vjet më pas.

Në seancën e së martës, Dimal Basha mori besimin për kryekuvendar nga ish-njëriu më i afërt i Liburn Aliut.

Ky vendim i Kurtit, duket se e ka penguar Aliun, i cili vetëm një ditë më pas, njoftoi se ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit.

“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim. Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, ka njoftuar të mërkurën Aliu.

Kurti e Aliu, janë dy nga themeluesit kryesorë të Lëizjes Vetëvendosje.

Largimi i tij, sipas ish-anëtarëve të tjerë të Vetëvendosjes, është i vonuar.

“Po, mundem me konfirmua se Liburni ka qenë prej fillimit bashkë me neve pjesë e aktiviteteve të VV-së dhe ka qenë prej njerëzve të afërt të Kurtit. Nëse me pyet mua, Liburni ka dashtë me dal 7 vjet më herët prej LVV-së, por nuk du me qenë nihilist, mendoj që është mirë që ka dal sot. Sepse secila plasaritje brenda radhëve të pushtetit jep mundësi që në lidhje me këtë pushtet me u shtrua më shumë pyetje dhe me u shpalos se çfarë është më të vërtetë”, ka thënë Zgjim Hyseni ish-anëtar i VV-së.

Tëvë1 ka pyetur në Lëvizjen Vetëvendosje, nëse Aliu ka dhënë dorëheqje edhe nga funksionet brenda partisë.

Por të njëjtit nuk janë përgjigjur.

E njëjtë ka vepruar edhe kryekuvendari, Dimal Basha, i cili të mërkurën nuk e ka komentuar dorëheqjen e Liburn Aliut.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

KQZ gati për zgjedhjet e nesërme: Kamera sigurie në çdo vendvotim

KQZ del me sqarim: Sot nuk do të tërhiqet shorti për renditjen e subjekteve politike

Rezultatet përfundimtare: LVV 42.3%, PDK 20.95%, LDK 18.27% dhe AAK-Nisma 7.06%

Në mbledhjen e KQZ-së pritet të bëhet tërheqja e shortit për renditjen e partive në fletëvotime

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Çeku: Projekte të mëdha kulturore e sportive po marrin formë në rajonin e Prizrenit

Jashari shpallet lojtar i muajit te Cherkasy

Mesfushori i Kosovës shkëlqen në Ukrainë, gol e asistim nga Muharrem Jashari

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Malisheva fiton ndaj Drenicës me dy gola të Veliut

Ballkani e shkel ekipin e fundit në tabelë, 6:1 kundër Prishtinës së re

Ballkani e shkel ekipin e fundit në tabelë, 6:1 kundër Prishtinës së re

Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë

Drita i shpëton disfatës në sfidën dramatike në Klinë

Arsenali pëson humbjen e parë pas tre muajsh

Arsenali pëson humbjen e parë pas tre muajsh

​Çfarë po ndodh me Apple?

​Çfarë po ndodh me Apple?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën