TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Dimal Basha kryeparlamentar, por nuk konstituohet Kuvendi

Me 73 vota për, Dimal Basha është zgjedhur sot kryetar i Kuvendit të Kosovës. Ndërsa seanca e radhës u shtye për të enjten, pasi nuk u arrit të zgjidhet nënkryetari nga komuniteti serb

by Venhar Isufi
7 muaj ago
0 0
A A

Pas gati 7 muajsh bllokadë,  Kuvendi i Kosovës u bë me kryetar të ri.

Në seancën e së martës për konstituim, propozimin e bëri deputetja Arbërie Nagavci.

Me 73 vota për, 30 kundër dhe 3 abstenime, Dimal Basha nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh kryeparlamentar.

Votë kundër i dhanë nga LDK, tre deputetë nga PDK, NISMA dhe deputetja nga radhët e komunitetit boshnjak, Duda Balje.

Pasi u zgjodh kryekuvendar, Basha mori fjalën para deputetëve.

Seanca vazhdoi sipas rendit të ditës.

Propozimi për nënkryetarë të Kuvendit u bë në pako. Nga Vetëvendosje u zgjodh Albulena Haxhiu, nga PDK Vlora Çitaku, ndërkaq Kujtim Shala nga LDK.

Deputetët miratuan edhe propozimin e komuniteteve joshumicë, joserbe, për votim të nënkryetarëve me rotacion. Nga ky grup, nënkryetarë me rotacion do të jenë Emilja Rexhepi, Fidan Gjilta dhe Artan Asllani.

Situate ndryshoi në momentin e propozimit për nënkryetar nga radhët e Listës Serbe.

Kjo parti tri herë radhazi propozoi deputetin, Sllavko Simiq i cili nuk arriti të sigurojë numrat e mjaftueshëm.

Më pas, procesi u kthye në votim përmes shortit.

Ndonëse në short u hodhën në votim tre kandidatë të komunitetit serbë, as ata nuk morën votat e mjaftueshme.

Ngjashëm ndodhi edhe me deputetin, Nenad Rashiq. Ai mori 55 vota pro, një ishte kundër dhe 17 abstenuan.

Seanca u mbyll, e pas kësaj, deputeti nga LVV, Hekuran Murati, tha se nëse vazhdon qëndrimi i njëjtë i PDK-së dhe LDK-së, rasti mund të humbet në Gjykatën Kushtetuese.

“Unë shpresoj që përgjatë këtyre 48 orëve në vijim do të ketë një reflektim dhe PDK, LDK, AAK dhe Nisma të cilat nuk ishin fare prezent sot në sallë të kthehen në seancën e pasnesërme dhe të votojnë për kandidatin Nenad Rashiq, në mënyrë që të përmbyllet konstituimi i Kuvendit”, tha Murati.

Për këtë çështje foli edhe kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

“…ajo çka është fatkeqe është që Kosova të mos mbetet me institucione peng të vullnetit të Beogradit. E mendoni nesër një situatë ku Lista Serbe nuk propozon fare emër, dhe më pas i gjithë institucioni i Kosovës mbetet i bllokuar. Pra, këtë praktikë nuk guxojmë ta lejojmë e besoj që këtu ka ndodhur një lëshim i madh politik nga kryetari i ri, por edhe partia e parë”, tha ai.

Nga Instituti Demokratik i Kosovës thanë se gjatë procesit të zgjedhjes së dy nënkryetarëve nga radhët e komuniteteve joshumicë ka pasur shkelje procedurale, pasi sipas tyre, votimi është dashur të bëhet në pako.

Zgjedhjen e kryetarit e ka mirëpritur e para e shtetit, Vjosa Osmani, derisa shpreson që sa më parë, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re.

Seanca e radhës për konstituim të Kuvendit është thirrur të enjten në orën 11:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Departamenti i Filozofisë në UP: Habermas mbrojti publikisht ndërhyrjen ushtarake të NATO-s ndaj Serbisë

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Trump thotë se SHBA-ja e ka goditur ishullin Harg, zotohet për mbrojtjen e transportit detar në Ngushticën e Hormuzit

Protestë e paralajmëruar afër Jarinjës, QKMK apelon për shmangie të qarkullimit

Për shkak të protestës në Serbi bllokohet qarkullimi i veturave në Jarinjë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën