TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

Ani pse kanë kaluar më shumë se një muaj që kur janë zhvilluar zgjedhjet parlamentare në Kosovë, problemet për numërimin e votave po vazhdojnë. Prandaj, në zgjedhjet e ardhshme, dixhitalizimi i të paktën procesit të numërimit të votave, po vlerësohet se i heq një pjesë të madhe të dilemave.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
1 0
A A

Një nga një u numëruan të gjitha votat e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Këtë procedurë, Kosova e praktikon që nga mbajtja e zgjedhjeve të para.

Ky proces, që lë hapësirë për keqpërdorime, sipas monitoruesve të procesit duhet të dixhitalizohet.

Kështu thotë Vullnet Bugaqku nga KDI.

“Ne kemi vlerësuar që është e domosdoshme që KQZ dhe shteti i Kosovës në të ardhmen ta mendojnë idenë e digjitalizimit rreth procesit të numërimit të paktën të rezultateve të votave për kandidatë dhe kjo bëhet nëpërmjet aparaturave speciale që janë për kalimin e fletëvotimeve dhe futjen e të dhënave në një softuer i cili i proceson të gjitha votat e kandidatëve dhe në atë mënyrë rezultati nuk ka se si të manipulohet dhe nuk ka se si të zvarritet”.

Kështu, Bugaqku thotë se do të shuheshin të gjitha dilemat për votat e kandidatëve për deputetë.

“Deri tani jemi duke parë edhe vet dhe jemi dëshmitarë se në secilën zgjedhje po kemi zvarritje të përmbylljes së procesit edhe të shpalljeve të rezultateve përfundimtare për faktin që po ka shumë ankesa dhe parregullsi nga ana e komisionarëve që po numërojnë votat e kandidatëve”, tha ai.

Përveç ankesave të kandidatëve për deputetë, që nga fillimi i procesit, KQZ u përball me shumë vështirësi.

Prandaj, ish-kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Mazllum Baraliu, vlerëson se në të ardhmen KQZ duhet t’i adresoj me patjetër këto problematika.

“Do të duhej që të jetë më e përgatitur KQZ, që do të duhej që ato makina që i kanë marrë, do të duhej të ishin më të përgatitur, do të duhej të kishte njerëz që në teknologjinë informative do të jenë të gatshëm pranë makinave dhe të reagojnë para se të ndodhë çfarëdo ndërhyrje siç ka ndodhur nga jashtë e nuk po dihet, nuk kemi qartësi as transparencë të procesit, se çfarë ka ndodh e kush ka ndërhy”, tha Baraliu.

Për shkak të dyshimeve për parregullsi, 50 vendvotime, 35 nga të cilat nga qyteti i Vushtrrisë, janë rikthyer në rinumërim. Ankesa ka pasur edhe për votimin me postë, si dhe për votimin e diasporës në konsulata.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Ish-aktivisti i SNS-së së Vuçiqit: Banditë të paguar, blerje votash dhe para në dorë për operacione politike në Serbi

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Maqedonci: Vendimmarrja në operacionet luftarake duhet të mbetet njerëzore

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Arrestohen dy persona në Fushë-Kosovë, njëri serb dyshohet se kërcënoi një qytetar me armë

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Drenori kritikon Kurtin për raportet me SHBA-në dhe VV-në për Specialen: Po krijohet pasiguri

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Pezullohen pesë zyrtarë policorë pas publikimit të videos ku 19-vjeçari me këmbë të thyer tërhiqej zvarrë

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Përplasja me policinë në protestën e dhunshme, të riut i thyhet këmba

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Rrahmani shënon, Napoli pëson nga Villarreali

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Berisha: Protesta e studentëve përballje epike

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Arsenali triumfon thellë ndaj Lillet

Vikingu barazon me Bayernin

Vikingu barazon me Bayernin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën